Në një qytet distopian në prag të kolapsit pasi që e kanë pushtuar kacabujt, një vëllazëri e dërgon Timin 17-vjeçar në një mision për të hedhur në erë folenë e kacabujve për të shpëtuar qytetin e tij.
Bifteku ka disa ditë që marinohet. Tigani nxehet. Barku i Francit po gjëmon. Por bashkëpunëtorët e Lizës e befasojnë me një festë ditëlindjeje. A do të jetë ajo në shtëpi në kohë?
Bazuar në ngjarje të vërteta, "Bestia" eksploron jetën e një agjenteje të policisë sekrete gjatë diktaturës ushtarake në Kili.
Në mes të natës së furishme, një burrë e gjen veten të humbur në të çarën e kohës.
Z.K punon për «Pastagel», një produkt i mrekullueshëm që i mban flokët tuaj krejtësisht të lëmuar dhe me shkëlqim gjatë gjithë ditës.
Saturday