3 months ago

Thirrje për pjesëmarrje

Anibar në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Ndryshim” do të organizoj një punëtori online për
të krijuar një video të shkurtër të animuar.
Punëtoria do të mbahet me qëllim të krijimit të një video animacioni që do të promovoj
platformën “Asamblea Virtuale”. Të përzgjedhurit për të marr pjesë në këtë punëtori do të
mësojnë më shumë rreth teknikave të animacionit dhe të kontribuojnë në realizimin e videos së
shkurtër të animuar.

Asamblea Virtuale është një platformë online e krijuar për të rinjtë e moshave 16 – 29 vjec e
cila shërben që të paraqiten projekt propozimet tek institucionet e nivelit lokal dhe të gjejnë
mbështetje për ta përmirësuar jetën në komunitet në fusha të ndryshme. Platforma është
aktive në pesë qytete të Kosovës në atë të Pejës, Gjakovës, Klinës, Decanit dhe Istogut. Për ta
vizituar mjafton që të kërkoni në ueb faqet zyrtare të secilës nga komunat.

Punëtoria do të mbahet me data 24 – 26 korrik online.
Për të aplikuar ju duhet të plotësoni këtë formë që e gjeni këtu.
Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për shkak se numri i pjesëmarrësve është i
limituar.

Thirrja do të jetë e hapur deri me 23 korrik në ora 15:00.
Projekti “Të Rinjtë për Ndryshim” mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i
financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID dhe
implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.

Related