Workshop

Masterklasa: The Abstract Thinking in animation Filmmaking

Event Imgage

The Abstract Thinking in animation Filmmaking

Event Imgage

Qëllimi i kësaj masterklase është t’u japë udhëzime pjesëmarrësve se si të dëgjojnë intuitat e tyre dhe si të zhvillojnë stilin e tyre artistik. Tutorja do të japë më shumë informacion mbi veprat e saja artisike dhe se si ajo mori 2 miliardë shikime në Giphy me metodën e saj intuitive të punës. Ajo do të tregojë gjithashtu se si e zhvilloi nga e para “Big Crunch” e saj të shkurtër 2 minuta për Adultswim. Ajo do të prezantojë faqet e skicave, gif-et dhe tabelat e tregimeve dhe do të flasë për tërheqjen e saj pasionante ndaj universeve paralele. Ajo thotë se është më mirë nëse mbani një libër skicash me vete çdo ditë në këtë mënyrë mund të bëni diçka argëtuese kudo që të shkoni, por gjithashtu do të jeni në gjendje të zhvilloni stilin tuaj artistik hap pas hapi.

Tutorja, Julia Farkas, (1980) është një regjisore animacioni me bazë në Budapest, projektuese e personazheve, krijuese e filtrave GIF dhe AR. Ajo studioi animacion dhe komunikim vizual në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Moholy-Nagy në Budapest. Ajo është veçanërisht e frymëzuar nga universet paralele dhe i pëlqen ta mbushë punën e saj me humor dhe mendim abstrakt.
Ajo gjithashtu ka pasur klientë të famshëm si: Warner Bros, Adults Swim dhe MTV.

Masterklasa do të mbahet për dy ditë në 15 dhe 16 të korrikut.

Për të aplikuar kliko këtu

15

Friday