Projektet

Të Rinjtë për Ndryshim

Projekti “Të Rinjtë për Ndryshim” po implementohet nga Anibar prej korrikut 2019 me qëllim që të krijojë hapësirë konstruktive për pjesëmarrjen e të rinjve që të kërkojnë qeverisje lokale dhe nacionale më efektive, transparente dhe të përgjegjshme. Kjo do të realizohet përmes krijimit dhe promovimit të plaformës online digjitale “Asamblea Virtuale”. Ky projekt do të krijojë kushtet që të rinjtë nga qytete të ndryshme të Kosovës të kenë mundësi të jenë akter të ndryshimit në komuniteti ku ata jetojnë, kështu duke forcuar bashkëpunimin e tyre si qytetarët më të ri me institucionet e nivelit lokal. Projekti ka për qëllim që të ju jap mundësinë të rinjve të përfitojnë nga Programi i Punës Praktike në bashkëpunim me institucionet komunale përkatëse me qëllim që të përgaditen për tregun e punës kështu duke fituar njohuri bazike mbi punën e institucioneve dhe qeverisjen e mirë lokale.

Materiale të publikuara në këtë link.

Ky projekt po implementohet nga Anibar dhe u mbështet nga Programi Angazhimi për Barazi- E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim- ATRC.

01

Thursday