Projektet

Human Rightivism

Projekti Human Rightivism ka për qëllim të rrisë njohuritë për të drejtat e njeriut, vetëdijen dhe ta shpërndajë atë në komunitete lokale të Pejës dhe Mitrovicës, si dhe rajonit të Dukagjinit përmes ngjarjeve të mëdha kulturore të tilla si Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar dhe Green Fest. Si pjesë e projektit, komunitetet e margjinalizuara, të diskriminuara dhe jo-shumicë mësojn njohuri për të siguruar që të gjitha komunitetet të arsimohen në mënyrë të barabartë dhe se komunitetet më të rrezikuara nuk janë më tej të rrezikuar nga mungesa e të drejtave të tyre njerëzore. Gjatë zhvillimit dhe punës së bashku me këtë projekt qëllimi është që të krijohen dhe zhvillohen programe në qendër të të rinjve për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut, për të rinjtë që do të përdorin këto njohuri gjatë gjithë jetës së tyre.

 

 

01

Thursday