Projektet

Hapësirat Kulturore të Kosovës

“Partneriteti Civilo-Publik për Qeverisje Inovative të Infrastrukturës Publike në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë” ose siç njihet shkurtimisht, “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, është projekt i bazuar në bashkëpunimin e organizatave të kulturës dhe rrjeteve lokale informale përgjatë  6 viteve të fundit në Kosovë. Projekti është i ndërtuar mbi përvojën e organizatave me aktivizmin qytetar, aktivizimin e hapësirave publike, udhëheqjen e proceseve të krijimit të politikave pjesëmarrëse dhe bashkëpunimin me faktor të shumtë. Duke kombinuar praktikat e avansuara në Kroaci, praktika këto në të cilat skena e pvarur kroate ka kaluar përgjatë vitit 2000, ky projekt synon të shërbejë si një ndërhyrje domethënëse në demokratizimin e politikave kulturore dhe urbane në Kosovë e po ashtu të mundësoj edhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është forcimi i rolit të OJQ-ve lokale dhe aktorëve kulturorë në menaxhimin e infrastrukturës publike, si dhe bashkëpunimin me qeverisjet lokale për përdorim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të infrastrukturës publike, politikave dhe financave.

Ky projekt është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian dhe implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon.

01

Thursday