4 vjet më parë

Njerëzit dhe kinemaja

Arineta Mula, alpiniste

Njeriu mbetet qenie e fuqishme pikërisht duke mposhtur frikën, sepse ajo përmbys vetëbesimin, ëndrrat apo qëllimet. Por sot frika bëri mrekulli. Nga frika mbi jetën e gjithë bota u bë një. Nga frika harruam vetëveten. Nga frika nga UNË u bëmë NE.

Pra të frikësohesh është gjë normale. Të jesh i ndjeshëm po ashtu.
Kujdesi dhe dashuria kalojnë kufijtë.

Një gjë është e sigurt që kjo pandemi do të kaloj, njërëzimi do teë mbijetoj. Frika ime është që pas kësaj njeriu do të zhvilloj edhe më shumë fuqinë e tij duke menduar që ka mposhtur frikën madje edhe vdekjën. Mrekullitë ndodhin njëherë.

Veprimet tona përseritën bashkë me to edhe vuajtjet njerëzore.

Libri: “Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit” e autorit Yuval Noah Harari.

Filmi: “The Song of names – Francois Girard”. Filmi më i fundit që e kam shikuar.

#rrinshpi

Related