Festivali mbyllet me një mbrëmje spektakolare ku do të performojë diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili. Rikthimi i saj në skenë do të jetë një moment historik për festivalin. Pas Adelinës, mbrëmjen do ta përfundojë Tadi, duke siguruar që nata e fundit të jetë po aq magjike sa e gjithë java.
Kush nuk është rritur me këngët e Adelinës? Kush nuk ka kërcyer me muzikën e saj, kush nuk ka ëndërruar të jetë si Adelina? Si një adoleshente në vitet 90-ta, ajo bëri histori në skenën muzikore shqiptare me guximin për të qenë vetvetja, duke sjellë një frymë të re në trevat tona dhe duke rritur ndërgjegjësimin për barazinë gjinore.
Në moshën 16-vjeçare, në vitet e 90-ta, ajo u bë modele, këngëtare, aktore dhe performuese. Këto ishin profesione të jashtëzakonshme për një popull që luftonte për edukim, kulturë dhe liri për shkak të një okupimi të pamëshirshëm. Këto sfida nuk e ndaluan një vajzë adoleshente nga realizimi i ëndrrës së saj për të qenë DIVA.
Por, ishin këto vetëm pengesa? Jo, sfida më e madhe, si për çdo vajzë tjetër që ende përballet me të, ishte të qenit FEMËR. Kaluan tre dekada që nga paraqitjet e saja të para në skenë, me veshjet e saj ekstravagante dhe guximin për të trajtuar tema të ndjeshme të asaj kohe. Edhe pas 30 vjetësh, vajzave dhe grave tona ende i’u mungon guximi i saj, që është një nga arsyet kryesore pse Adelina është artiste e ftuar.
Nga veshjet e saj ekstravagante deri te tekstet guximtare, Adelina u nominua si femra më me ndikim e viteve '90 në Kosovë. Qëndrimi i saj i palëkundur ndaj mentalitetit patriarkal në vendin tonë i dha asaj titullin e Divës Shqiptare në historinë kulturore të skenës shqiptare. Adelina është simboli i shembjes së patriarkatit për herë të parë në tokat tona. Duke personifikuar parimet e të drejtave dhe barazisë, ne e mirëpresim me krenari në një nga netët tona.
Tadi është një artiste vizuale, dizajnere grafike, DJ dhe producente nga Prishtina. Ajo është bashkëthemeluese e Bijat, një natë klubi feminist/queer. Po ashtu, është bashkëthemeluese e Prishtine Is Burning, një natë klubi queer në Prishtinë. Pjesët e saj të fundit përfshijnë 'Lamento remix' në Hivern Records, 'Gur l' në Armata Productions, dhe sete DJ për Boiler Room, NTS Radio, Mutant Radio, Movement Radio, Soft Spot, Servis etj. Ajo është DJ residente në Karmakoma. Disa nga klubet/festivalet që e kanë pritur janë Club Drugstore, Ohm Berlin, Sonica Festival, Lighthouse Festival, DokuNights, Arkaoda, Salon de Amateurs, Acephale, Servis Night, Polja Festival, Euphoria, Ensomnia dhe Lumbardhi, ku kishte edhe një performancë live.
Sunday