Orari

Anibar Parties 1

Event Imgage

Mbrëmjen e parë të festivalit do ta hapin DJ Sugarfree, Shega dhe DJ e njohur shqiptare, Oda Haliti. Me ritmet e tyre dinamike, kjo mbrëmje premton të jetë një fillim i fuqishëm për javën festive.

Shega

SHEGA është një grup indie-pop nga Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili, qytezë në të cilën ende sot ruhet identiteti arbëresh.
Fruta nga e cila ata kanë marrë emrin, është simboli i unitetit, kokrrat e shumta të shegës dhe të ngjitura njera me tjetrën evokon komunitetin arbëresh që pas pesë shekujsh jo vetëm ruan gjuhën, kulturën e traditat e të parëve, por edhe di të jetë bashkëkohor.
Në muzikën e tyre shkëlqejnë malli për rrënjët dhe aktivitetet vizionare duke jetuar një kulturë me një vështrim rinor. Muzika pop/folk e grupit është autentike dhe e tejkalon me emocion çdo pengesë gjuhësore, duke marrë insipirim nga jeta e përditëshme dhe duke i dhënë dritë një kulture gjuhësore minoritare që në Botë sot e kësaj dite nuk është e njohur siç duhet.

Oda Haliti

Oda Haliti është një DJ dhe producente muzikore e njohur ndërkombëtarisht, e cila me mjeshtëri përzien melodi të vjetra me ritme inovative. Puna e saj shfaq një vlerësim thellë për shumë lloje muzikore dhe kultura lokale, duke krijuar një përvojë muzikore unike që përplaset ritme globale me influenca lokale.
Performancat e saj kapërcejnë audienca me kurimin e jashtëzakonshëm, prezencën magnetike dhe lidhjen e sinqertë me secilin person në pistën e vallëzimit. Oda, e lindur në Kosovë, ka performuar në vende prestigjioze si Berghain, Boiler Room dhe Berlin Beats të Hamburger Bahnhof. Ajo është një pjesëmarrëse e rregullt në festivale ndërkombëtare, bienale dhe panaire arti në të gjithë Evropën, duke ofruar gjithmonë sete të paharrueshme dhe të ndishme.
Përtej rolit të saj si DJ, Oda është një sipërmarrëse që shfrytëzon potencialin e industrisë së muzikës për të nxitur ndryshime sociale. Aktiviste e zjarrtë për të drejtat e njeriut, ajo angazhohet pa mëshirë për njohje, barazi dhe drejtësi.

15

Monday