Përshëndetje, unë jam Mike Hollingsworth. Oh, prit… duhet të bëj sikur nuk po e shkruaj vetë këtë? Po, ndoshta ashtu është më mençur. Më profesionale. Sikur kam “një ekip”. Do të filloj nga e para.
Mike Hollingsworth u bë animatori i parë i punësuar nga Netflix kur ai drejtoi pilotin për BoJack Horseman në vitin 2013. Mike mbikqyri prodhimin e të gjashtë sezoneve si Drejtor Mbikqyrës dhe më vonë Producent Bashkë-Ekzekutiv. BoJack në ndërkohë fitoi sukses të madh kritik. Ai u rendit si seriali më i mirë origjinal i Netflix i të gjitha kohërave nga Thrillist dhe Uproxx, dhe IndieWire e cilësoi BoJack Horseman si serialin më të mirë të animuar të të gjitha kohërave. BBC e shpalli BoJack Horseman “animacionin më të mirë të shekullit të 21-të”. Megjithatë, prindërit e Mike ende nuk e kanë parë serinë dhe as që planifikojnë ta shikojnë atë. EDHE PSE AI PAGUAN PËR LLOGARINË E TYRE NË NETFLIX!
Pas mbarimit të BoJack Horseman, Mike ka mbikqyrur sezonin e parë të Tuca & Bertie, dhe ka ka qenë Producent Ekzekutiv për prodhimet e Netflix, Inside Job dhe Cat Burglar. Ju mund të vazhdoni ta ndiqni punën e Mike duke e ndjekur atë në Instagram në @hollingsworth_cartoons.
Mike Hollingsworth do të ndajë me ne udhëtimin e tij humoristik nga krijimi i filmave të shkurtër të animuar për festivalet e filmit, ashtu si Anibar, tek ndihma për krijimin e serialit të parë të animuar të Netflix, BoJack Horseman. Ai do të na tregojë se si aftësitë që mësoi duke bërë filma të pavarur të metrazhit të shkurtër ndihmuan atë të ngrihej shpejt në industrinë e animacionit.
Shiko edhe këtë
Ky aktivitet është mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Saturday