15 qershor – Afati i fundit për të apliku si vullnetar/e për edicionin e 16-të të Festivalit Anibar!
Pa vullnetarët tanë të mrekullueshëm, nuk do të kishte festival.
Festivali i animacionit Anibar po rikthehet për edicionin e tij të 16-të nga 14 deri më 20 korrik 2025, në Pejë, Kosovë. Dhe si cdo vit, ne kemi nevojë për juve për t’a bërë të mundur këtë festival.
Pa vullnetarët tanë të mrekullueshëm, nuk do të kishte festival. Ju jeni zemra dhe shpirti i Anibar-it, pavarësisht nëse jeni duke ndihmuar në prapaskenë, duke ndihmuar gjatë shfaqjeve, ose duke udhëhequr mysafirë dhe artistë, mbështetja juaj siguron që çdo aspekt i festivalit të ecë rrjedhshëm e pa probleme.
Në cilat departamente mundeni me kontribu?
Vullnetarët janë thelbësorë në të gjitha departamentet dhe ne ofrojmë mundësi të ndryshme për të ndihmuar në fusha si:
- Departamenti i Programit
- Departamenti i Komunikimeve
- Departamenti i Edukimit
- Departamenti i Hapësirave
- Departamenti i Mikpritjes
- Departamenti i Burimeve Njerëzore
Vullnetarizmi në Anibar është më shumë sesa thjesht të ndihmosh, është një shans për të krijuar miqësi të reja duke qenë pjesë e një komuniteti krijues dhe energjik. Shumë nga vullnetarët tanë krijojnë shoqëri (që ende zgjasin) mes vete ndërsa punojnë krah për krah për t’a sjellë në jetë festivalin e Anibar-it.
Procesi i aplikimit
Për të aplikuar thjesht plotësoni këtë Google Form, ku mund të specifikoni se për cilin departament jeni më të interesuar dhe të jepni të dhënat tuaja.
Afati i Aplikimit: 3̶1̶ m̶a̶j̶ 15 qershor
P.S
Thirrja jonë për koordinatorë hapet këtë të premte! Koordinatorët punojnë afër me vullnetarët, duke ndihmuar në udhëheqjen e rrjedhës së secilit departament dhe duke u siguruar që të gjithë ndihen të mbështetur dhe po kalojnë një kohë të mirë.
Nëse keni nevojë për çfardo lloj udhëzimi, dërgoni email tek [email protected]