2 vjet më parë

Genesis Calling!

A e keni pasion filmin e animuar dhe tregimin? A dëshironi t’i sjellni idetë tuaja në jetë? A dëshironi të mësoni nga profesionistët e industrisë?

Anibar dhe Instituti Francez në Kosovë, në partneritet me Akademinë e Animacionit, kanë kënaqësinë t’iu njoftojnë me Genesis, një program i inkubimit i krijuar për të mbështetur individët e rinj krijues në zhvillimin e ideve të tyre dhe lidhjen me profesionistët e industrisë. 

Programi është i hapur për artistë me përvojë dhe fillestar në industritë kreative.

Cka ofron Genesis?

Gjatë 8 muajve, deri në 65 pjesëmarrës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një program gjithëpërfshirës deri në 16 orë në javë FALAS në Prishtinë dhe Pejë që përfshin:

Për të gjithë studentët e përzgjedhur:

– Programet e trajnimit në

          Kurse përgatitore për Animacion narrativ 2D – 6 muaj

          Animacion 3D – 3 muaj

– Trajnim i specializuar në 

          Shkrim të Skenarit, 

          Regji të Animacionit, 

          Vizatim (Dizajn Karakteresh, Dizajn Skene), 

          Post-produksion 

          Dizajni i zërit për animacion, 

          Animacion Eksperimental, 

          Animacion Stop Motion, 

          Animacion Tradicional, 

           Animacion i Karaktere të Vektorizuar.

Do të keni mundësinë të ndiqni një nga programet e trajnimit dhe disa trajnime të specializuara. 

– Kurse të gjuhës frënge për fillestarët (për të arritur nivelin B1) të ofruara nga Institut Français du Kosovo

– Trajnim dhe mentorim nga profesionistë të industrisë

Për pjesën e dytë të programit do të ketë një proces përzgjedhjeje ku studentët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të përfitojnë nga:

– Vizita studimore në Francë për të fituar përvojë dhe njohuri ndërkombëtare

– Financimi fillestar për të filluar projektet tuaja

Procesi i aplikimit në Genesis

Si të Aplikoni?

1.Për të aplikuar plotësoni formën në këtë: link

2.Intervista

Aplikantët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

3.Regjistrimi në kurs

Duke u bazuar në interesat dhe nevojat e projektit, do të punojmë së bashku për t’iu vendosur në kursin më relevant. 

Ne i mirëpresim të gjitha aplikimet dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të akomoduar sa më shumë që të mundemi brenda resurseve që janë në dispozicion.


Afati kohor: 

Afati i fundit për të aplikuar: 15 Shtator

Intervistat: 17 deri 22 Shtator 

Programi fillon: 1 Tetor

Nëse keni probleme me procesin e aplikimit ose keni ndonjë pyetje në lidhje me programin, ju lutemi na kontaktoni në [email protected]

Ky program mundësohet nga mbështetja bujare e Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

Mos e humbisni këtë mundësi për të filluar karrierën tuaj të animacionit!

Related