Qëndrimi ndaj komunitetit queer dhe minoriteteve në përgjithësi thotë shumë për ne si njerëz.
Kjo mund të zbatohet lehtësisht për shoqërinë në përgjithësi. Filmi është një medium i shkëlqyer për të komunikuar tema që janë kyçe për të kuptuar ndryshimin dhe për të kuptuar nevojat e njerëzve, të drejtat e të cilëve janë në një pozitë më të keqe se shumica.
Ky program, përmes një përzgjedhjeje prej pesë filmash të realizuar me teknika dhe metoda të ndryshme tregimi, synon t'i afrojë shikuesit me anëtarët e popullatës LGBTQIA+ përmes tregimeve për gjërat me të cilat përballen gjatë gjithë jetës së tyre.
Marko Dješka ka lindur në Osijek (1983), Kroaci. Ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, dega e animacionit. Ai ka marë pjesë në shumë programe trajnimi, si Animation Sans Frontieres dhe kursin e shkrimit të skenarit në La Poudriere në Francë. Filmat e tij studentorë 'Slaughtered' (2010) dhe 'The Son of Satan' (2012) fituan sukses të dukshëm në shumë festivale, dhe filmi 'Slaughtered' u ble nga stacioni televiziv El Rey Network në pronësi të producentit Robert Rodriguez. Filmi 'Ghost Town' fitoi çmimin Octavian në një festival në Zagreb si filmi më i mirë i animuar në prodhimin kroat në vitin 2016. Filmi i tij i fundit i animuar, 'All They Sensations in my Belly' ka fituar 25 çmime dhe përmendje dhe është shfaqur në më shumë se 150 festivale në mbarë botën, si Annecy në Francë, Festivalin Outfest dhe Festivalin Rhode Island në SHBA, Message to Man dhe Big Cartoon në Rusi, Animafest në Zagreb, dhe OIAF në Otava (Kanada) ku fitoi edhe çmimin e skenarit më të mirë. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i Adriatic Animation Studio për prodhimin e animacionit në Zagreb dhe një nga organizatorët e Festivalit OHOHO të Comics dhe Street Art që nga viti 2019. Ai ka botuar komike të shkurtra në shumë revista në mbarë botën. Ai është gjithashtu redaktor i dy revistave komike OHOHOzin dhe Strip-Prefiks.
Tuesday