Tartufë
7 minuta/ Republika Ceke/ 2019 / 2D me kompjuter, 3D kompjuter
Arinjtë duan të gatuajnë diçka që nuk kishin provuar kurrë më parë. Në një libër gatimi ata gjejnë një recetë për tartufë – kërpudha të rralla për të cilat thuhet se kanë një shije të papërshkrueshme; ato rriten nëntokë dhe vetëm derrat e egër mund t’i nuhasin nga jashtë. Por arinjtë kanë turp të kërkojnë ndihmën e një derri të egër – ata mund të i’a dalin vetë. Del se gjithçka është pak më ndryshe nga sa kishin menduar ata.
Regjisorë: Katerina Karhankova / Alexandra Majova
Skenaristë: Katerina Karhankova / Alexandra Majova / Milada Tesitelova
Producent: Bara Prikaska
Kateřina Hobrlandová
bara@bionaut.cz
Tuesday