Ovula
4 minuta 18 sekonda / Poloni / 2019 / 2D
Filmi përqendrohet tek një grua, frika dhe obsesionet e së cilës po ia ndikojnë rutinën e saj ditore, duke ia shndërruar jetën në një xhungël. Simbolizon luftën me çrregullime të personalitetit derisa është në një lidhje me një të dashur. Është një analizim vizuel i ankthit të ndarjes që shfaqet zakonisht në fëmijëri, por që mund të jetë i pranishëm në të gjitha fazat e jetës. Kur gruaja lihet vetëm në shtëpi dhe mungesa e të dashurit të saj bëhet më e gjatë sesa zakonisht, paranoja e saj rritet. Ajo bëhet dyshuese, çmendurisht xheloze dhe e frikësuar. Kjo shpie drejt krijimit të një realiteti të ri, shumë më të gjallë dhe shumëngjyrëshe sesa jeta e përditshme. Tregon se si nënvetëdija mundet të jetë e rrezikshme dhe e paparashikueshme – e egër në një xhungël të thellë dhe misterioze.
Drejtoreshë : Natalia Durszewicz
Skenariste: Natalia Durszewicz
Producente: Agata Golanska
Muzika: Volodomyr Antoniv
Marta Swiatek
marta.swiatek@kff.com.pl
Tuesday