Çka është Anibari:
Anibari është një organizatë e formuar nga një grup i të rinjëve, të cilë kanë dëshmuar entuziasmin dhe vizionin e tyre për të promovuar kulturën e filmit të animuar në shtatë edicionet e fundit të festivalit, gjithashtu duke demonstruar kapacitetet e zhvilluara për të organizuar ngjarje të mëdha. Anibari ka investuar në kapacitetin e zhvillimit të rinisë dhe fëmijëve nëpërmjet trajnimeve, punëtorive, debateve dhe aktiviteteve të tjera që ju mundëson të gjithë artistëve ballkanik të rrisin dukshmërinë e tyre ndërkombëtarisht.
Thirrja për: Administratorë/e Financiar/e
Administra financiare
Pranimi dhe verifikimi i faturave për blerjet e Anibar
Verifikimi i transaksioneve që janë përputhshmëri me politikat dhe procedurat e vendosura me Manualin e Punës
Përgatitja, verifikimi, procesimi dhe kodimi i dokumenteve për pagesa
Të siguroheni vazhdimisht që llogaritë, librat financiar, qështjet administrative dhe të dhënat janë të përditësuara vazhdimisht dhe janë në përputhje me manualin financiar dhe të punës në Anibar
Mbajtja e librave, dhe përdorimi i softuerëve (mbledhja e faturave, sortimi dhe raportimi)
Pagesa e rrogave dhe shpenzimeve tjera të organizatës në kohë
Përmbushja e vazhdueshme e obligimeve ndaj autoriteteve tatimore
Bashkarisht me koordinatorët e programeve do të ndërtoni buxhetin e programeve
Sigurimi i oferta në përpushmëri me politikat financiare në manualin e punës
Mbështetje në procesin e buxhetimit për projekte
Pregatitja e kontratave për punëtorët
Përpilimi i kërkesave, njoftimeve dhe vendimeve që burojn nga organizata
Përditësimi i tabelave dhe databazave
Mbështetje dhe angazhim në organizimin e takimeve të stafit dhe vullnetarëve dhe raportimin e tyre
Burimet njerëzore
Përgatitja e kontratave, dhe e dosjeve të punëtorëve
Llogaritja e rrogave, taksave dhe kontributve pensionale
Verifikimi i pagesave, orëve të punës, zbritjeve, etj.
Përgatitje e dokumenteve të nevojshme për autoritetet tatimore konform ligjit dhe rregulloreve
Detyra në lidhje me komunikimin
Aranzhimi i takimeve me anëtarët e stafit, anëtarët e kuvendit të organizatës, vullnetarëve dhe bordit
Mbledhja dhe shpërndarja e procesverbaleve të takimeve
Mbështetje në shpërndarjen dhe përpilimin e buletinit mujor
Të tjera
Raportimi mujor për menaxhmentin dhe për bordin
Mirëmbajtja e dosjeve të inventarit, regjistrimi dhe përditësimi i listave të inventarit
Monitorimi dhe furnizimi me material për zyre
Përgatitja e dokumentacionit për rimbursim për udhëtim dhe akomodim
Raportimi financiar tek organet kompetente
Mirmbajtja e një sistemi të arranzhimit të gjitha dokumenteve zyrtare
Sigurimi i konfidencialitetit për të dhënat financiare të punonjësive
Punë të tjera të cilat mund të shfaqen gjatë diskutimeve me menaxhmentin
Kualifikimet
Njohuri në softuer kontabiliteti, si dhe njohuri tjera kompjuterike në lidhje me detyrën
Aftësi të kenë saktësi të lartë në përgatitjen e informatave financiare dhe pagesave
Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, preferueshme Administrim, Kontabilitet.
Gjuhët Shqipe, dhe Angleze
I/e besueshëm/e, i/e ndershëm/e dhe i/e ndërgjegjshëm/e, duke punuar me dinjitet për projektet tona dhe të jetë në përputhshmëri me qëllimet dhe vlerat e Anibar
Fleksibël, të përkushtuar dhe të gatshëm për të punuar në një mjedis multi-kulturor
E preferueshme:
Të ketë përvojë pune me organizata jo-qeveritare
Si të aplikoni:
Mësoni më shumë për Anibar.
Dërgoni në info@anibar.com:
1. Një rezume/CV që dëshmon kulifikimet e kërkuara
2. Letër motivimi ku argumentoni se pse duhet të pranoheni
3. Listë me referenca
Thirrja mbyllet me datën 29 Nëntor 2017 në ora 16:00, të gjithë kandidatët do të informohen 10 ditë nga mbyllja e aplikimit
Aplikantët e përzgjedhur do të trajnohen nga stafi aktual në pozitën e kërkuar, dhe stafi shtesë