4 years ago

Thirrje: Anëtarësimi në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Klubi Kinema “Jusuf Gërvalla” është klubi i parë i filmit dhe leximit në qytetin e Pejës i cili themelohet nga Anibar, respektivisht Kinema “Jusuf Gërvalla”. 

Klubi do të ketë anëtarësi dhe do të mbajë takime përgjatë javëve ndërsa për muaj me radhë do të organizoj aktivitete si vijon:

– Shfaqje të filmave;

– Diskutime mbi filma;

– Lexime grupore;

– Diskutime mbi lexime, libra e tema të ndryshme.

Klubi përmes aktiviteteve të saja do të synoj ngritjen e vetëdijës shoqërore dhe mendimit kritik në qytetin e Pejës. Në hapësirat e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, anëtarët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth filmit, shtjellimit të filmave, librave e temave të ndryshme shoqërore. Marrë parasysh apatinë shoqërore në vend si dhe mungesen e mësimnxënies alternative, ky organizim ndër tjera ka për qëllim aktivizimin e komunitetit dhe ngritjen e mendimit kritik. 

Grupi i anëtarëve të parë të këtij klubi do të zgjasë një vit, ndërsa inkurajohen të aplikojnë të gjithë të interesuarit. 

Aplikimi për t’u anëtarësuar në Klubin Kinema “Jusuf Gërvalla” fillon prej 01.11. 2019 dhe mbaron më 22.11.2019.

Për të aplikuar kliko këtu!

Related