5 vjet më parë

Rrëfenjë ballkanike: Daniel Šuljić: Kështu e bëj unë

Chris Keulemans

 

Animatori kroat dhe drejtori i “Animafest” të Zagrebit, mund të jetë jetë drejtori i festivalit të vetëm ku ekziston një zyre në të cilën krijohen filmat. Kjo në fakt është edhe zyra e tij. Šuljić është prototipi i të zellshmit për animacione. Ai jeton dhe merr frymë me animacione. I gjatë, i hollë, me mjekër dhe me syze. Ai flet si dikush që e ka kaluar gjithë ditën duke vizatuar, duke shikuar filma dhe duke e kërkuar teknikën e re për idenë e tij të çmendur të cilën sapo e ka menduar. Dje, në rrëfënjën e tretë ballkanike, ai na shfaqi gjashtë filma të shkurtër: Vetëm 30% të punëve që i ka krijuar gjatë këtyre njëzetë viteve. Komedi të çuditshme e thumbuese. Bardh e zi, 2D, shumica të krijuara nga teknika e tij e preferuar: Nga vaji në xham ose nga kafeja në xham. Si të përsosura për të punuar me to, shpjegon ai, ato janë edhe të lehta për t’u aplikuar dhe të lehta për t’u fshirë. I vetmi disavantazh i tyre është fakti se nuk lënë ndonjë gjurmë. Në fund ai nuk ka se çfarë të shfaqet përveç tabelës së tregimeve të vizatimeve dhe filmit të krijuar. Një ekspozitë rreth krijimit të punës së tij, tha Šuljić me një buzëqeshje cinike, do të ishte goxha boshe.

Sipas tij, filmat që ai krijon janë satirik, poetik dhe melankolik në të njëjtën kohë, por shpesh herë përmbajnë edhe kritika shoqërore. Dhe kjo është saktësisht ajo çfarë ne pamë. Një skenë në plazh përfundon me pamjen e papritur të një gur varri; një vajzë e vogël në mënyrë magjike krijon një vrimë të zezë e të hollë në mënyrë që polici të bie në të; një festë e torteve shndërrohet në një zënkë vdekjeprurëse; një grua e re e ulur në një autobus mendon: “Jam ulur në këtë autobus të vizatuar kaq keq dhe po e mendoj vdekjen”.

Šuljić na dha disa mësime rreth asaj se si punohet si animator. Ai ravijëzoi disa teknika, vlerën

tabelës së tregimeve të vizatimeve, përfitimin nga bashkëpunimit me të tjerët (“Ju humbisni 10% të ideve tuaja por fitoni 30% ide më të mira), e të tjera. Sidoqoftë, mësimi kryesor ishte vetvetiu ky gjatoshi me mjekër dhe me plot zell për animacion.

(Përktheu: Valton Marku)

Related