4 vjet më parë

Regjistrimi për punëtori

Lojërat dhe sporti tradicional

Kultura është pjesë e gjërë dhe e gjallë e jetës së një individi. Ajo dikton kuzhinën, veshjen dhe artin dekorativ. Sidoqoftë, kultura gjithashtu shtrihet në argëtimin në të cilin ne marrim pjesë. Argëtimi shërben si një shprehje e pastër e kënaqësisë brenda një komuniteti lokal dhe si një ekzaminim i kulturës në tërësi. Një pjesë e rëndësishme e argëtimit brenda një kulture është sporti dhe lojërat tradicionale . Përmes një punëtorie animacioni, ne do të eksplorojmë lojërat tradicionale dhe se si sporti ka ndikuar në kulturën shqiptare.

Projekti i Anibar ” “Promovimi i trashëgimisë kulturore në rajonin e Pejës” realizohet nga Anibar në kuadër të projektit GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.”

Pjesëmarrësit e interesuar të moshës 16-30 vjeç janë të inkurajuar të aplikojnë!

Afati i fundit për aplikim, 04 Nëntor 2019!

Anibar inkurajon të gjitha grupet etnike që të aplikojnë për punëtorinë!

Pjesëmarrësit nga jashtë Pejës do t’i kenë akomodimin dhe një vakt të mbuluar gjatë kohëzgjatjes së punëtorisë.

Punëtoria do të fillojë më 15 Nëntor dhe do të vazhdojë deri më 19 Nëntor 2019.

Për të aplikuar kliko këtu.

Article Image

Related