5 vjet më parë

Programi special: Bright spots & Pushing boundaries

Anibar ka kënaqësinë të shpallë programin e parë special, të cilin e kemi shumë përzemër dhe që fokusohet në arritjen e lëvizjes të cilës iu bashkangjitëm vitin e kaluar, të theksuar nga Woman in Animation, duke nënshkruar zotimin për përfaqësim 50/50 të grave në fushën e animacionit deri në vitin 2025.

Bright Spots & Pushing Boundaries është kuruar nga Tricky Women, festivali i vetëm i animacionit në botë që fokusohet në punën e grave në fushën e animacionit.

Programi i filmit The Tricky Women përfshinë vepra të teknikave të ndryshme nga artiste gra tashmë të mirëfillta dhe të njohura ndërkombëtarisht, si dhe nga regjisoret e reja të filmave të animuar. Ajo që është veçanërisht e jashtëzakonshme në lidhje me këtë program filmash është se si artistët arrijnë të përmbledhin shkurtimisht dhe me pak fjalë tema të rëndësishme socio-politike.

Titulli i këtij programi, “Bright Spots & Pushing Boundaries” tashmë tregon orientimin artistik të filmave të animuar, duke vënë në qendër të vëmendjes punën artistike eksperimentale të filmit të animuar nga artistet gra.

Nën këtë titull, programi bashkon pozitat aktuale të artisteve gra austriake të filmave të animuar dhe jep informacion mbi teknikat e ndryshme dhe metodat e punës me të cilat filmbërëset përqendrohen në temat aktuale: Lufta dhe efektet e saj traumatike shoqërojnë Gerda Wunsch dhe Aurelia Pribil gjatë gjithë jetës së tyre (GERDA WUNSCH – THE STORY OF MY GRANDMOTHER AS A PERSECUTED JEW IN WORLD WAR II and YOU ARE STILL THERE). Kufijtë janë vizatuar dhe shtrohet pyetja ku është e nevojshme, ku mundemi dhe ku duhet të shkojmë (LANES). Një ngjarje e habitshme dërgon në rilindjen e dashurisë mes një çifti të vjetër (LATE SEASON). Këmbëngulja e një vajze të vogël (WET HAIR), dëshira për t’u çliruar nga detyrimi për të përmirësuar vetveten (KNAGGLIG) dhe maskat me të cilat njerëzit kalojnë nëpër botë për t’u përshtatur (HOW TO ADAPT) janë negociuar, si dhe seksizmi që bie mbi gratë në botën digjitale dhe reale (ME-LOG). Potenciali kinematografik i objekteve (të përditshme) hulumtohet dhe shndërrohet në një lëvizje të ndaluar pa ndalesë (MUYBRIDGE’S DISOBEDIENT HORSES) fenomenet e dritës transformohen në objekte gjeometrike sensuale që ndërveprojnë me fonogramin (SOLAR MECHANIX 1.1) dhe format jashtëtokësore që iu ngjasojnë hënave, të shoqëruara nga tinguj të fanta-shkencës, po fluturojnë nëpër hapësirën (kozmike) (FLY US TO THE MOONS). Pikëpamja e programit është një reflektim i studentëve të rinj të artit për të ardhmen e tyre, frikën dhe vizionet (GLIMPSE OF THE FUTURE).

Programi do të prezantohet dhe do të shfaqet në prani të Ingrid Gaier, regjisorës së filmit të parë të programit “You are still there”. Më poshtë mund të gjeni programin e plotë që do të shfaqet më 16 korrik, duke filluar nga ora 14:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla:

You are still there, Ingrid Gaier, 2017, 4´16
Gerda Wunsch – The story of my grandmother as a persecuted Jew in the World War II, Bernadette Moser, Barbara Ecker, 2016, 6´12
Solar mechanix 1.1, Martina Tritthart, 2018, 3’28
Knagglig, Amelie Schlöglhofer, 2017, 2´33
Me-LOG, Eni Brandner, 2018, 6’52
Fly Us to The Moons, LIA, 2017, 5´35
The Wet Hair, Rebecca Akoun, 2015, 8’
Lanes, Evelyn Kreinecker, 2017, 5´
Muybridge’s Disobedient Horses, Anna Vasof, 2018, 4´30
How to Adapt, Maria Chalela, 2017, 1’25
Late Season, Daniela Leitner, 2017, 7´26
Glimpse of the Future, Marlene Heidinger, Maité Kalita, Silvia Knödlstorfer, Ji-yoon Lee, Esther Martens, Andreas Neudecker, Sebastian Doringer, Lucia de Quiqueran-Beaujeu, Amelie Schlöglhofer, 2017, 3´16

Programi është bërë i mundur me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ambasadës Austriake në Kosovë, Departamentit për Marrëdhëniet Kulturore të Jashtme të Ministrisë Federale të Austrisë për Evropën, Integrimit dhe Punëve të Jashtme dhe Festivalit Ndërkombëtar Tricky Women në Vjenë, të cilët i kushtojn rëndësi të madhe rolit të grave në art dhe shoqëri.

Related