3 muaj më parë

Njihuni me animatoren kreative te Anibar – ÁGOTA VÉGSŐ: Nuk ka shpresë pa frikë e frikë pa shpresë

Kastriot belegu 

 

Ágota Végső është producente dhe menaxhere e projekteve në departamentin e “Sci-Vi” si dhe është koordinatorja kryesore e “NiNoKo Universe Accelerator” dega e punëtorive të animacionit në VIA UC që gjindet në Viborg të Danimarkës.

 

Ágota nga Hungaria është regjisore, ilustruese dhe producente e filmave të animuar. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve dhe Dizajnit “Moholy-Nagy” (MOME) në Budapest. Ajo në vitin 2012 ishte pjesë e ASF-së – “Animation European Production Workshop” ndërsa më 2014 ajo pati mundësi të marrë pjesë në programin “Open Workshop” të “The Animation Workshop” (TAW) që ishte mbajtur në Danimarikë. Që nga ajo kohë, ajo punon për “The Animation Workshop” si dhe është përgjegjëse për bashkëpunimin me “TED-Ed” e për tjera projekte të animuara që ndërlidhen me shkencën, edukimin dhe zhvillimin e talenteve.

 

Një nga momentet më të veçanta gjatë festivalit të Anibarit, janë skicat e saj unike dhe të bukura që ajo ka vizatuar në çdo hapësirë ku po ndodhte Anibar. Në vijim, mund ta lexoni intervistën e shkurtër me Ágota, ku ajo na tregon për punën e saj, dallimet mes Anibarit dhe festivaleve tjera, përshtypjet e saj dhe në fund na foli pak për shpresat dhe frikën e saj.

 

Anibar Press: A mund të na tregoni mendimin tuaj për rëndësinë e artit të shprehur nëpërmjet animacionit?

 

Unë përgjithësisht mendoj se gjithçka është me vlerë të madhe kur komunikohet nëpërmjet animacionit. Është një medium i mrekullueshëm, e jo vetëm një mjet, por një mënyrë e të menduarit vizual. Personalisht, ndihem e dashuruar me animacionin, sepse ta jap mundësinë për të shprehur çdo gjë. Është një medium unik që mund të arrijë një audiencë të gjerë duke përdorur një gjuhë tepër të lehtë. Çdo kush mund ta kuptoj animacionin. Duke përdorur animacionet, gjithnjë e më shumë edukojmë sytë e njerëzive për të kuptuar më mirë artin dhe krijon një mendim kritik.

 

Anibar Press: A mund të na tregoni dallimin në mes të Festivalit Viborg dhe Anibar?

 

Dallimi më i shquar mund të veçohet tek mënyra se si janë zhvilluar këto dy festivale. Në Viborg, ne së pari e kemi themeluar arsimin e pastaj festivalin, kurse në Pejë është themeluar festivali fillimisht dhe punëtoritë dolën më pastaj. Në Viborg në Wokshopin e Animacionit, drejtori i përgjithshëm Morten Thorning dhe të tjerët, qysh në fillim e kishin shkollën e animacionit. Përgjatë viteve, ata ndërtuan gjithnjë e më shumë aktivitete rreth bërthamës arsimore. Si një shkollë unike e animacionit në zonë, ne dëshironim të angazhojmë vendasit dhe kështu filluam të shfaqim filma dhe si u lind festivali. Kurse në Anibar, drejtori i festivalit Vullnet Sanaja dhe të aktivistët e tjerë, filluan festivalin nga etuziazmi i tyre për filma dhe të gjitha aktivitetet e tjera u rritën rreth kësaj ngjarjeje. Duke pasur më shumë vëmendje lokale dhe ndërkombëtare, tani u mundësohet atyre të bëjnë edhe themelimin e edukimit për animacion. Është e mrekullueshme, se si të rinjtë e Kosovës po mësohen me animacionet nëpërmjet Anibarit duke e mësuar artin gjithnjë e më shumë. Anibar është një frymëzim i madh dhe një ngjarje fantastike për të kapur vëmendjen tek artitët e Kosovës dhe rajonit.

 

Anibar Press: Sa e kishte të vështirë Danimarka ta themeloj një shkollë për animacion?

 

Ka shumë pika të ngjajshme se si u krijua Workshopi i Animacionit – TAW, në krahasim me Anibar. Pothuajse 30 vjet më parë, një grup i tifozëve të rinjë të artit filluan të organizojnë kurse animimi në Viborg, që atëherë nuk kishte një zgjerim të duhur. Duke kaluar vitet, ata morën gjithnjë e më shumë vëmendje dhe mbështetje, dhe sot TAW është rritur duke u bërë një institucion mbarëbotëror i njohur, dhe një qendër e animacionit. Vazhdon të jetë një orvajtje e vazhdueshme për të arsyetuar rëndësinë e ekzistencës së shkollës tonë. Është qesharake t’i tregosh botës vazhdimisht për rëndësinë e artit dhe kulturës, duke mos përmendur rëndësinë e arsimit. Por, ne kurrë nuk do të ndalemi t’i pëhapim këto çështje të rëndësishme dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë mision.

 

Anibar Press: Cila është këshilla juaj për Kosovën që ta ketë një shkollë të tillë sikurse Danimarka?

 

Çdo vend ka një strukturë të veçantë, dhe rrugëtimi është gjithmonë i ngadalshëm. Mënyra se si TAW është rritur nga kurset e shkallës më të vogël në një edukim të vendosur mirë, është e ngjajshme se si Anibar po rritet nga një fillim në nivel lokal, në një ngjarje që po njihet botërisht. Përdorimi i emrit ndërkombëtar, dhe rrjetit të madh të festivale të tjera të animacionit do të ndihmojnë në krijimin dhe themelimin e një shkollë të tillë. Në një vend ku animacioni është një industri e re, është mënyra më e lehtë të ftuar mësuesit nga jashtë. Në këtë mënyrë punohet edhe në Viborg. Përbëhemi prej një ekipi të vogël, dhe ftojmë mësues nga industria e gjithë botës. Ata vijnë për të mësuar studentët tonë për disa javë rresht, pastaj kthenen në punën e tyre. Kjo na ndihmon të japim njohuri të reja për studentët tonë. Kjo i bën filmat tonë të fuqishëm dhe studentët tonë konkurrues të kësaj industrie. Mendoj se po i njëjti sistem mund të funksionoj edhe në Kosovë. Mund të them se kjo tashmë ka filluar të ndodhë në Anibar, ku talentët e rinjë të këtij vendi po kanë mundësinë të takohen me drejtor të ndryshëm të festivaleve botërore. Punëtorit dhe panelet janë duke krijuar nevojën për ta shtyer atë edhe më tutje. Juria e studentëve e përbërë nga talentët e Ballkanit, tashmë ka filluar të krijojë zhvillimin e mendimit kritik të filmit. Gjithashtu, krijimi i programeve të shkëmbimit të studentëve dhe bashkëpunimeve me nxënësit e shkollave të animacionit do t’u jepte mundësi të  rinjëve nga Kosova që të mësojnë dhe të sjellin njohuri të reja nga kjo industri në vendin e tyre. Uroj vetëm fat, dhe kam dëshirë t’i shoh këto rezultatet të mira duke ndodhur.

 

Anibar Press: Meqë vjen nga Hungaria, a shihni dallim ndërmjet Hungarisë dhe Danimarkës në aspektin e prodhimit dhe mbështetjes së filmit të animuar?

 

Po, ka disa dallime por gjithashtu ka edhe ngjajshmëri. Prodhimi i filmave të animuar të pavarur nuk është kurrë i lehtë. Drejtorët e filmave nga e gjithë bota shkojnë në të njëjtin udhëtim për të mbledhur sasinë e duhur të mbështetjes për prodhimin e filmave të tyre, e cila në fund nuk rezulton me ndonjë fitim monetar. Si Hungaria, ashtu edhe Danimarka kanë një sistem të madh të mbeshtetjes kulturore që i ndihmon filmave të krijojnë punën e tyre. Gjithnjë e më shumë është duke u bërë mirë e më mirë, po ende jo diçka ideale. Është e vështirë për t’u shpjeguar sa kohë dhe punë duhet për ta krijuar një film të animuar. Po bëhet çdo herë e më lehtë, por ende një sfidë e vazhdueshme për njohje.

 

Anibar Press: Para se të vinit në Kosovë, cila ishte përshtypja juaj?

 

Kam dëgjuar shumë për Anibarin. Festivali është i njohur për nga shija e madhe e filmave. Unë personalisht nuk e dija sa të rinjë ishin organizatorët kur e kanë filluar festivalin dhjetë vite më parë. Jam vërtet e habitur nga përpjekjet e tyre dhe energjia e pafundme për ta bërë këtë nismë për animacionin. E gjithë ekipa është e përbërë nga entuziastë të rinjë të filmit që e bëjnë këtë ngjarje të ketë një zhvillim me të vërtetë të shpejtë. Nuk e kisha aspak të vështirë të ambientohem, dhe nuk e prisja se do të kaloj një kohë kaq frymëzuese dhe argëtuese në Anbar. Faleminderit!

 

Anibar Press: Tani që ke ardhur në Kosovë, në qytetin e Pejës, cila është përshtypja juaj për vendin tonë?

 

Mund të them që gjatë qëndrimit tim në Anibar, kam takuar vetëm njerëz të mrekullueshëm nga Kosova dhe me të vërtetë shpresoj se do të bashkëpunoj me ta në të ardhmen. Ndihem me fat që kam patur një shansë të tillë, për t’u prekur nga fuqia e këtij ekipi të ri. Kam mësuar shumë. Peja është gjithashtu një qytet i madh i rrethuar nga natyra mahnitëse. Shpresoj që njerëzit t’ia din vlerën më shumë, dhe të hudhin mbeturina më pak. Isha e trishtuar për të parë plehra aq shumë në lumë dhe nëpër rrugë, por shpresoj se do të ndryshojë në të ardhmen, ndoshta me ndihmën e animacionit. Kam pasur shumë argëtim duke bërë vizatime në qytet, dhe Peja ka një atmosferë vërtetë interesante. Gjatë vizatimeve, kam pasur rastin të konstatoj më shumë detaje rreth jetës lokale dhe të lidhem me njerëzit. Ata kuptonin dhe flisnin anglisht, dhe njihnin ngjarjet e festivalit. Anibar u sjellë atyre kulturë cilësore.

 

Anibar Press: Dhe për fund: pasiqë ky edicion i Anibarit për temë ka shpresat dhe frikat, a mund t’i ndani me neve shpresat dhe frikat tuaja – cilat janë ato?

 

Më pëlqen shumë tema, sepse nuk ka shpresë pa frikë dhe nuk ka frikë pa shpresë. Shoh se e gjithë bota po ndërgjegjësohet për problemet që jeta moderne po sjellë në natyrë dhe në jetën tonë. Në festivalin tonë në Viborg – VAF, po përqëndrohemi edhe në këtë ngritje të vetëdijes. Tema jonë është “Ndikimi Njerëzor” sepse ne dëshirojmë të ngrisim ndërgjegjësimin për një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet njeriu. Ndikimi ynë në planetin tonë duhet të ndryshojë për t’i shmangur pasojat fatale. Pa shpresë dhe pa frikë, nuk mund ta kryejmë këtë mision. Ngjarjes si Anibar, japin një platformë për të përhapur idetë që do të na ndihmojnë të bëjmë një ndryshim së bashku.

Related