5 vjet më parë

Një rrëfim mbi frikën dhe shpresën ndërshekullore – jeta në kampet palestineze nëpërmjet “The Tower”

Anibar tashmë e ka bërë të ditur garën për kategorinë e filmit më të mirë të animuar të metrazhit të gjatë, në kudër të edicionit të dhjetë të festivalit që fillon nga 15 korriku e deri më 21 korrik të këtij viti.

Dhe një ndër filmat që është në këtë garë është edhe filmi “Tower” të cilin do të keni mundësi ta shihni në kinemanë “Jusuf Gervalla”, më 16 korrik 2019 (ditën e martë) nga ora 16:00.

Regjisori i këtij filmi, Mats Grorud, sjellë kështu filmin e tij të parë të metrazhit të gjatë. “The Tower” i cili trajton dramën e një familje refugjatësh palestinezë, historia e së cilës mësohet nga vajza e tyre jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por duke dëgjuar rrëfimet për historinë e familjes së saj përmes tregimeve të trashëguara nga brezi në brez të refugjatëve që jetonin në vendin e njëjtë.

“The Tower” është i mbushur me momente të këndshme dhe përplot shpresë krahas frikës që përcjellë në disa momente. Duke portretizuar 70 vjetët e konfliktit mes izrealitëve dhe palestinezëve me sytë e një vajze 11-vjeçare në një kamp refugjatësh, “The Tower” ofron një përshkrim të zymtë se si krijimi i shtetit Izraelit në vitin 1948 rezultoi me zhvendosje të detyruar të një numri shumë të madh të palestinezëve, shumica e të cilëve nuk janë kthyer kurrë në vendet e tyre.

Regjisori Grorud kaloi një vit duke punuar si mësues i animacionit në kampet e refugjatëve të Bejrutit, duke u njohur me tregimet e shumë prej refugjatëve që takoj. Kjo eksperiencë në këtë kamp, i ndihmoi atij të krijoj historinë e filmit, përkatësisht historinë e vajzës së zgjuar dhe të trembur që ka lindur në kamp dhe që fatkeqësisht, përfaqëson gjeneratën e katërt të familjes së saj që jeton atje. Regjisori tregoj që gjatë kohës që shërbente në kamp fëmijët përfaqësonin rreth 43% të popullsisë së përgjithshme të kampit, që ishin rreth 21,000 dhe të gjithë jetonin brenda një kilometri katror.

Mats Grorud është regjisor dhe animator nga Norvegjia, ai më parë ka realizuar dy filma të shkurtër dhe ka punuar si animator në disa filma artistikë, dokumentarë dhe video muzikore. Kritika këtë film të Grorud e kishte vlerësuar si një vështrim depërtues rreth një krizë të vazhdueshme, në të cilën miliona palestinezë ende jetojnë në kampet e refugjatëve në të gjithë botën, duke i lejuar shikuesit të kuptojnë pasojat njerëzore të një konflikti të pafund.

Filmi “The Tower”, premierën e kishte në Annecy International Animated Film Festival, dhe është i punuar me disa teknika të animacionit si 2D animacion që është përdorur për skenat historike të filmit, Puppet animacion, është përdoru për skenat e kampit, dhe po ashtu është bazuar edhe në fotografi reale për të krijuar një pjesë të prapavijës së filmit.

Përktheu: Valton Marku

Related