5 vjet më parë

Më të mirët e “Famu” në më të mirën e Anibar

Established in 1947 and built by the most influential Czech filmmakers of that time, FAMU is one of the oldest film schools in Europe

Në fillet e viteve ’60, FAMU ishte vendlindja e lëvizjes së artistëve të rinj e cila më vonë u bë e njohur si Vala e Re Çeke, që deri më tani me filmin çek ka kontribuar goxha shumë në kinematografinë botërore si dhe i solli Çekosllovakisë, ndër tjera, edhe dy Oskare për filmin më të mirë të huaj. Sot, FAMU renditet në mesin e top 15 shkollave ndërkombëtare të filmit, listë kjo që publikohet çdo vjet nga “The Hollywood Reporter”, ndërsa studentët, pedagogët dhe të diplomuarit e FAMU gëzojnë shumë suksese si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Departamenti i Animacionit të FAMU (KAT) do të shenoj 30 vjet vitin që vjen. Ne duam të prezentojmë para jush disa prej punëve të fundit të studentëve tonë, që nënkuptojmë filmat më të mirë të animuar si dhe ushtrimet e ndërtuara përmes kurseve gjatë këtyre pesë vjetëve. Të diplomuarit e KAT shpesh dhe me sukses vazhdojnë të punojnë në fushën e animacionit, ndërsa para jush do të paraqesin pikëpamjet dhe përvojat e zbatimit në praktikë të mësimeve që i kanë nxjerrë nga shkolla. Filmat po ashtu do të shpërfaqin energjinë dhe qëndrimet e studentëve të rinj, pra, atyre që janë aktual. Anibar Press intervistoi tre studentë nga FAMU. Lexojeni intervistën. 

Anibar Press: Na tregoni pak më shumë se ç’do të thotë të jesh një student në FAMU?  

Bara Halirova: Është mirë! Është prestigjioze në Republikën Çeke, është shkolla m e vjetër në tërë Evropën. Ka një lloj tradite të animacionit aty dhe është shumë vështirë për t’u pranuar. Mendoj se është mirë sepse ka një shkollë filmi poashtu, është departamenti i filmit ku të gjithë punojmë së bashku, është një lidhje e madhe në mes këtyre departamenteve.

Diana Cam Van Nguyen: Po, ky gjë është shumë mirë, të jesh në kontakt me departamentet e tjera si dizanjerët, producentët, ne i bëjmë këto lidhje gjatë studimeve dhe kur diplomohemi ne i kemi këto kontatke që na mundësojnë të bashkëpunojmë e të punësohemi pasi që njerëzit të njohin dhe të rekomandojnë tek shoqëria e tyre.

 David Stumpf:  Gjithashtu kemi një orar të caktuar në shkollë dhe shumë liri për të bërë atë që e duam. Mund të zgjedhësh ndonjë lëndë që nuk është e vështirë dhe kjo lejon kohë për projekte. 

 

Anibar Press: A mund të flisni më shumë për filmat tuaja?

David Stumpf: Ata tashmë janë shfaqur. Filmi im dhe fimi i Dianës janë ushtrime të klasës së katërt që kombinojnë animacionin dhe filmin me aktorë, pra disi, ne na duhej të punojmë me aktorë të vërtetë. Nuk na dukej e volitshme pasi që shumica e animatorëve jemi mësuar të punojmë vetëm ose me ekipe me pak anëtarë por në fund prapë se prapë është shumë e mençur të mos punosh vetëm, kurrë nuk punoja vetëm sepse isha disi i frikësuar. Por, kur mendon për disa teknika të mira apo mundohesh ti kombinosh aftësitë si animator me diçka të re, mund të ketë rezultate interesante. Pra ke shumë opcione, dhe për shumicën e tyre nuk të kanë treguar më herët. Filmi im quhet “Hoho” dhe është si një kombinim i pikëllueshëm, bëhet fjalë për një njeri që ka kokë të kalit në vend të njeriut dhe e bën jetën e tij shumë të vështirë për shkak se është i vetmuar dhe nuk do që të jetë i vetmuar. Pastaj ai njoftohet me një njëbrirësh dhe dashurohen por vajza e kupton se koka e tij është i vërtetë por koka e vajzës në fakt është vetëm një maskë për karnival.

Diana Cam Van Nguyen: Filmi im është një dokumentar i quajtur “Apart” (Të ndarë) dhe ka tre protagonistë që flasin se si i kanë humbur prindërit e tyre kur ishin të vegjël. Thjesht kjo.

Bara Halirova: Filmi im është rreth disa fëmijëve që luajnë “fshehtas” dhe se si njëri nga protagonistët fshihet në strehën e tij të veçantë e kur kthehet është një burrë i vjetër. Ka të bëjë me kalimin e kohës dhe se si rrjedh koha, është një lloj filmi poetik. 

 

Anibar Press: Çfarë ju ka inspiruar për ti bërë këto filma?

 Diana Cam Nguyen: Për mua, sepse i kisha këto shoqe të ngushta dhe kishin disa eksperienca. Më duket që shumë të rinj kanë eksperienca të ndryshme mirlëpo njerëzit nuk dinë gjë për ato dhe nuk flasin rreth tyre dhe për këtë arsye dua që njerëzit e tjerë të dinë se çka eksperiencojnë këta të rinj.

David Stumpf: Për mua është disi, kjo pyetje është e vështirë, siç thashë edhe më herët ky film ishte një ushtrim i klasës së katërt dhe më duhej ta bëja anipse isha në mes të zhvillimit një filmi tjetër, filmit tim kryesor. Nuk kisha kohë për këtë film por më duhej patjetër ta përfundoja kështuqë nuk e di se çka më ka inspiruar, më kujtohet që konrolloja fletoren time të vizatimeve dhe – po – më ra ndërmend ky kolekcion: kali dhe njëbrinëshi.

Bara Halirova: Dëshiroja të bëja diçka rreth lojërave të fëmijëve, isha e inspiruar nga kujtimet e mia të fëmijërisë, se kur je fëmijë komunikon disi çuditshëm me fëmijët e tjerë dhe pajtohesh. Gjërat e tilla të çmendura – ajo ishte inspirimi por në fund ishte diçka tjetër.

 

Anibar Press: Pse keni zgjedhur animacionin? 

David Stumpf: Animacioni është mbreti i të gjithë arteve sepse kombionon shumë gjëra të përbashkëta si letërsi, muzikë, vizatim, ilustrim, lëvizje, kinematografi, montazhë dhe gjëra të tilla. Më pëlqejnë filmat e animuar më shumë se filmat me aktorë të vërtetë sepse mund të stilizosh gjithëçka dhe nuk ka kufizime.

Bara Halirova: Pajtohem me të.

Diana Cam Nguyen: Unë disi – prej gjithë animatorëve – s’më pëlqen kjo pyetje.

Anibar Press: Siç e dini tema e Anibarit këtë vit janë “Shpresat dhe Frikat”. A mundeni të ndani me ne frikat dhe shpresat që i keni?

Diana Cam Van Nguyten: Unë kam frikë se do të mbetem e vetme gjatë tërë jetës sime. Frikësohem që kurrë s’do të kem fëmijë dhe nuk dua që të vdes vetëm. Dhe shpresoj që e gjej fatin e jetës sime, ai duhet të jetë i pashëm, i mirë dhe i pasur haha!

David Stumpf: Unë me të vërtetë dua të bëj diçka që e shijoj gjatë tërë jetës sime! E urrej të detyrohem të bëj diçka ose të bëj diçka që s’dua të bëj, për shembull për para etj. Pra, kjo është shpresa ime. Frika ime është që duhet të shkruaj temën e diplomës që ta kryej shkollën këtë muaj dhe frikësohem që s’do t’ia dalë.

Bara Halirova: Nuk e di, kjo është shumë e vështirë. Nësë është diçka që ka të bëjë me jetën në përgjithësi atëherë më duhet të them se shpresoj që njerëzit do të gjejnë më shumë mundësi për të komunikuar më mirë, sepse ka shumë për shembull… në baza familjare kemi shumë probleme që i komunikojmë vetëm brenda familjes. Ky festival e mundëson komunikimin mes kombeve dhe kjo na bën që të kalojmë mirë. Por disi frikësohem se ka gjëra të këqija që do të ndodhin. Shpresoj që jemi të mirë ndaj natyrës dhe kafshëve e njëri-tjetrit dhe riciklojmë. Çdokush riciklon në Çeki mirëpo ndoshta në Kosovë ka probleme më të mëdha se sa riciklimi. (Përktheu / Translated by: Ermal Boshnjaku)

Related