5 vjet më parë

Matt Taylor porosit animatorët e rinj: Krijojeni Titmous-in tuaj!

Chris Keulemans 

Dje pasdite, Kinemaja “Jusuf Gërvalla” ishte plot animator të rinj të cilët dëshironin të ishin Matt Taylor. Ai përkushtimin e tij e prezentoj me sharmin e djalërisë amerikane. Ai nuk e luajti të rëndësishmin, por thjesht na mori me vete në jetën e tij prej të varuri nga animacionet, varësi kjo që më vonë iu bë edhe punë e përditshme.

Përse të gjithë duan të jenë si ai? T’i afrohen aq sa munden Rickut dhe Mortyt, profesorit të çmendur dhe nipit të tij të pasigurt, të cilët udhëtuan përmes aventurave të tyre të krisura dhe satirike në tri sezona ndërkombëtare deri më tani, ndërsa ne me padurim e presim që të nis e katërta. Taylor iu është afruar atyre më shumë se sa çdokush tjetër jashtë serialit, pra Justin Roilandit dhe Dan Harmonit (ndërsa regjisori Bryan Newton, do të shpalosë përvojat e tij me Rick dhe Morty këtë mbrëmje). 

Prapa më 2017, Taylor ishte duke punuar për “Wacom”. Gjatë pauzës së drekës, ai pranoi një telefonatë nga Ben Kalina i produksionit “Titmouse”. Ai e kishte pyetur nësë është i interesuar të bëhej regjisor i “Rick and Morty Exquisite Corpse?”. Para se të përfundonte pauzën e drekës, Taylor siguroi një list të artistëve të animacionit të cilët i përllogariti për këtë punë. Në korrik, rezultati mori dhenë: Mbi 10 milion shikime në “YouTube” dhe ky numër po rritet.

“Exquisite Corpse” (cadavre exqui) është një emër i komplikuar për një formë arti që ishte i popullarizuar nga surrealistët francez gjatë viteve ’20. Ne të gjithë e kemi luajtur, herët apo vonë, në shkollë apo me shokë. Kishte nisur me poezi por më vonë u shndërrua edhe në art. Një person ia lë tjetrit një letër të zbrazët me vetëm dy fjalë nga poema ose vetëm me linjat e fundit të vizatimit, pastaj tjetri e vazhdon nga aty dhe ia jep një tjetri letren pothuajse të zbrazët.

André Breton, Marcel Duchamp dhe Man Ray e adhuronin. Po ashtu Edhe Andy Warhol dhe miqtë e tij. Grace Jones e ka përdorur këtë për njërin prej ballinave të albumit të tij. Më 2017, “The Exquisite Corpse” i ofroi Matt Taylor mundësinë të sfidojë 22 artistë animacioni, surrealistë të ditës së sotit, të kontribuoj për 5 – 10 sekonda për Rick dhe Morty.

Taylor na tregoi rezultatet në ekranin e madh: Me sukses të jashtëzakontë, profesori i çmendur dhe nipi i tij mund të përshtatën në secilin stil animacioni që mund të imagjinoni; në një udhëtim 3.33 minutësh të mbushur me aventura, dhunë, me referenca nga pop kultura, ngjyra të përçarta dhe me shumë tërbim.

“Adult Swim” më dha gjithë lirinë që dëshiroja”, na rrëfeu Taylor. “Mund të zgjidhja artistin dhe muzkën. Të gjithë animuesit ishin të lirë të punonin në stilin e tyre. E vetmja gjë që më është dashur të bëj është të mbaja në linjë gjithë këtë dhe të prodhoja versionin final brenda dy muajve. Kështu, kërkova si fillim nga të gjithë artistët të më dërgonin kornizat finale të skenarëve, në mënyrë që t’ua përcjellja artistëve tjerë, po ashtu në mënyrë që ata ta shndërronin dhe përpunonin sipas stilit të tyre pastaj. Kjo i bie se që të 22 artistët ishin duke punuar pjesëzat e tyre në të njëjtën kohë. Në fillim tentova të përgatisja njëfar narrative. Por, kur origjinali Morty hudh njërën prej shpikjeve kimike të Rikut në fillim, që në fakt doli se përmbante LSD, atëherë e kuptova se mund të bënim çkado. LSD na shpëtoi atë ditë.

“Pranimi i gjithë animimeve ishte i jashtëzakontë. Mund të vendosja çelësin e animatorëve në editim dhe gjithçka lidhej me shumë butësi. Ishte një moment pothuajse alla Frankenshtajn. Meqë kisha vendosur që të mos kontribuoja vetë, u fokusova tërësisht në procesin e drejtimit, kështu i krijova vetes mundësi të isha në shërbim të animatorëve për çdo gjë. Në të njëjtën kohë, fillova të kërkoja muzikën më të përshtatshme në librarinë e “Adult Swim”. Zgjodha këtë instrumental nga ‘Run the Jewels’. Saksofoni në mes ma mori vëmendjen. Me dukej se ishte mirë: Muzika shtyen çdo gjë, por nuk e heq fokusin”. 

“Në fund, vetëm një skenë duhej të ndërrohej. Richard Mather e vë në shtrat Mortyn e lidhur me zinxhir, i cili ishte vetëm me të mbathura, i rrethuar me seksbote me të larta që mbajnë kamzhik. Kjo do të ishte në rregull për një serial televiziv, por në rastin tonë, kjo do të përdorej si reklamë, dhe ne duhet ta kujtonim se Morty është ende i mitur, 15 vjeçar, pra kjo rezultoi goxha jashtë. Mather vendosi Scarry Terryn përfundimisht”. 

Deri në këtë kohë, Taylor nuk i kishte takuar shumicën artistët fizikisht. Ai shpreson se një ditë do të takohet me ta. “Për këtë arsyeje jam shumë i lumtur të takojë Lora D’Addazio këtu, e cila ka punuar në kontributin e Marco Imovit për “Exquisite Corpse”. Lora që e përshëndeste nga publiku, ishte animuese e videos së edicionit të kaluar të Anibar, 50/50. 

Taylor, i cili ka punuar për kompani komerciale në SHBA që nga diplomimi më 2006, dukshëm duket se është frymëzuar nga puna e pavarur që po shfaqet këtu në Anibar. “Do të më pëlqente të bëja punë të tilla në afat të gjatë. A mund të kem kohë? Do të më merrte vite nga jeta ime. Është një kodër e lartë për t’u ngjitur. Por, të qenët këtu është shtysë e madhe në atë drejtim”. 

A mund të jap ai ndonjë këshillë për animatorët e rinj nga Kosova? “Dukshëm sa ka shumë talent këtu. Por, nuk dëgjova për ndonjë studio animacioni. Prandaj: Filloni “Titmouse” tuajën. Mos harroni, ata ishin burrë dhe grua kurr nisën gjithçka, duke punuar nga shtëpia dhe duke dizejnuar bluza. Do ta kuptoni se: Sa më shumë bëni, aq më shumë do t’iu vie”

Matt Taylor doli nga skena duke u zgërdhirë. Ai mënjëherë u rrethua nga admirues të rinj, të cilët dëshiruan të jenë sa më afër Rick dhe Morty…

 

Përktheu: Valton Marku

Related