5 vjet më parë

Masterklasë: Aktivizmi përmes animacionit

Masterklasa “Aktivizim përmes Animacionit” nga Anna Eijsbouts, regjisore holandeze e filmave të animuar dhe e specializuar në animacionin e kukullave dhe cut-out, e stop-motion animation u mbajt në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Anibar. Filmat e saj të fundit janë “Hate for Sale’ (2017) dhe “Votimi në BE” (2019). Ajo është gjithashtu pedagoge në Shkollën e Artit në Animacion dhe Ilustrim të Utrecht.

Article Image

Në këtë masterklasë janë shfaqur filmat e regjisores Anna Eijsbouts si “Hate for Sale” që trajtojnë cilësitë joshëse dhe qetësuese të emocioneve gllabërues dhe pse vazhdojmë të biem pre e tyre.“Hate for Sale” është realizuar nga dy artistë, Neil Gaiman i cili e ka shkruar poezinë origjinale për këtë film, dhe eshtë animuar nga Anna Eijsbouts. Ajo ka marrë Çmimin Special në Festivalin e Animacionit në Hiroshima, Çmimin për Tolerancën në Festivalin e Filmit të Poezisë Zebra, Çmimin e Audiencës në Festivalin e Filmit të Poezisë Weimar. Po ashtu pjesëmarrësit kishin mundësi te shohin një film te shkurt të animuar duke shpjeguar se si funksionon demokracia në EU, Parlamentin Europian dhe si votimet ndikojnë në të.

Article Image

Në këtë masterklasë një ditore 10 pjesëmarrësit kishin mundësi që zhvillojnë aftësitë e tyre të në animacion dhe të mësojnë për të shprehur idetë e tyre përmes një produkti që ata arrijnë të krijojnë dhe që audienca arrin të kuptojë mesazhin. (Vullnet Gusia)

Related