5 vjet më parë

Kritikë: The Tower

Chris Keulemans

Është e pamundur të ndërmendet realiteti i jetës së përditshme në kampet e refugjatëve palestinez në Liban. Qëkur janë dëbuar më 1948 nga forcat e armatosura izraelite, familjet palestineze kanë ndërtuar shtëpi të përkohëshme në këto kampe, dhe bukfalisht i kanë ndërtuar shtresë për shtresë, duke filluar nga tendat e ndërtuara me tulla e deri te kullat katër, pesë kate të larta. Atje gjinden katër gjenerata duke jetuar në mjedise të ngushta, të shpifura dhe mbytëse dhe pa të drejta qytetare, por që mbahen fort për atë pas atij pak dinjiteti që iu ka mbetur. Disa prej tyre ende e ëndërrojnë kthimin. Të tjerët janë dorëzuar duke pranuar jetesën në këtë harresë të përkohëshme.

Mats Grorud dhe ekipi i tij e kanë bërë të pamundurën. Në këtë film, një prej familjeve palestineze jetësohen përmes animacionit të mrekullueshëm të kukullave me sfond 2D. Wardi, një vajzë 11 vjeçare dhe gjyshi saj i dashur, Sidi, qajnë, vajtojnë, shfryejnë dhe ëndërrojnë gjersa zbulojnë historinë tragjike të familjës së tyre. Përmes kësaj gjendje shfaqen dhomat e tyre të gjalla e të mbipopulluara, rrugicat e ngushta të veshura me kabllo elektrike, shkallë të dobëta që shpien në kulme të sheshta që prej nga shihet toka të cilën më nuk mund ta shohin. Aty shihet çdo detaj i përpiktë, çdo hije, secila fotografi që është duke u zhdukur nga muret.

Grorud, një animator 43 vjeçar, buzëgaz dhe me prejardhje nga Norvegjia, ka gjithë jetën e tij që merret me çështjen palestineze. “Kur kam qenë fëmijë, nëna ime gjatë lufttës punonte si infermiere në Liban. Kur vinte në shtëpi çdo tre muaj, ajo më tregonte për kampet përmes fotografive dhe rrëfimeve. Pastaj, kur u bëra 12 vjeç, ne shkuam ne Kairo ndërsa ajo punonte në një spital palestinez.

Ne shfrytëzuam këtë rast për të shkuar në Jeruzalem dhe Gaza gjatë Intifadës së Parë. Në fund të viteve ’90, shkova për herë të parë në Liban, pastaj jetova për një vit në Bejrut gjersa punoja për një OJQ në kampin “Bourj el Barajneh”. Ai ka qëndruar atje për t’i mësuar anglisht palestinezët e kampit. Bazuar në këto përvoja, ai krijoi të papërmbajtshmen Wardi, vajzën e vogël me flokë të shkapërderdhura e cila është e vendosur të dal mirë në shkollë, e cila vallëzon me nënën e saj gjatë momenteve private të kënaqësive familjare, si dhe eshtë ajo që e ka marrë guximin të mbledh rrëfimet e familjës së saj, në kohën kur gjyshit të saj po i vie fundi. Kulla është monument prekës, i lëkundshëm dhe i ngrohtë për familjet e ngjashme me të sajatt – si dhe është shpresë të cilën e bartin gjithkund me vete.

E martë, 16/07
16:00
Gara e filmit të metrazhit të gjatë

Përktheu: Valton Marku
Kino “Jusuf Gërvalla”

Përktheu: Valton Marku

Related