5 vjet më parë

Kritikë për Festival dhe Gazetari – Masterklasë me Olga Bobrowska

Vullnet Gusia

Një nga masterklasat e këtij edicioni të Anibar është edhe “Festival Criticism & Journalism”. Në këtë trajnim intensiv pesë ditor pjesëmarrësit do të shkruajnë dhe redaktojnë kritika, komente dhe analiza, do të intervistojnë filmbërës tashmë të njohur si dhe talentë të rinjë nga e gjithë bota, si dhe do të raportojnë për mendimet dhe përvojat.

Kjo masterclass është mentoruar nga Olga Bobrowska, ajo është Ph.D. kandidat në Studimet e Filmit në Universitetin Jagiellonian, Kraków. Ajo është gjithashtu drejtoreshw e festivalit dhe bashkë-themeluese e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit StopTrik. Programet e filmit që ajo ka kuruar u paraqitën në festivale dhe ngjarje të ndryshme. Kritikat e saj janw botuar nw revista filmash si Kino, Ekrany, Zippy Frames dhe ASIFA Magazine. Ajo bashkë-redaktoi dy monografi: “Obsession Perversion Rebellion. Twisted Dreams of Central European Animation” (2016) dhe “Propaganda, Ideology, Animation. Twisted Dreams of History” (2019).

Për Anibar Press ajo foli për dallimet kryesore midis kritikës së filmave të animacionit dhe filmave të filmave “live action”, dhe ku duhet të fokusohemi gjatë shkrimit të një kritike të filmit.

Sipas Olga, “Lexuesi i kritikës I animacionit dhe I live action është I ndryshëm, sepse lexuesi i kategorisë së filmit të “Live action” është shikues shumë më i përgjithshëm dhe të gjithë mund të marrin interes dhe të lexojnë kritika të filmit të “live action”. Nga ana tjetër, personi që lexon kritikë të filmit të animuar, është një person që di më shumë per animacion dhe e kupton këtë medium, ata kanë këtë interes dhe ndjekin animacionin artistik.

Olga vazhdoi: “Gjërat e para në të cilat duhet përqëndruar dhe analizuar në një film të animuar janë se duhet të mendoni për gjuhën dhe kuptimin e shprehjeve artistike të filmit. Mjetet e shprehjeve në animacion janë më të ndryshme se sa në filmat e “live action”, sepse këtu duhet të jeni më të kujdesshëm në lidhje me teknikën e përdour, dhe dallimi midis filmit dixhitalit dhe analogit, duhet të konsideroni që mjetet e shprehjes janë të ndryshe për këto dy mediume. Vështirësia e shkrimit të një kritike të filmit të animuar është mundësia për të mbi interpretuar ose ekzagjeruar kuptimin e filmit.

“Interpretimi, për mua është akti i të menduarit se përse është bërë ky mendim i veçantë, cila ishte arsyeja, deri në çfarë mase ishte pasojë, deri në cfarë mase ishte provokim ose deri në cfarë mase ishte një aksident dhe pastaj të përpiqesh të kupëtosh çfarë do të thotë në kuptimin më të gjerë, sociologjikë, politikë, apo fillozofik. Por ndonjëherë nuk ka kuptime të tilla, sepse animacioni mund të jetë shumë më i dukshëm, shumë më subjektiv dhe shumë më individual se filmat e “Live Action” në të cilat kemi më shumë zakone të mirëkuptimit sepse bazohet në realitetin që e jetojmë, prandaj është më e lehtë të njihni çfarë po ndodh dhe ne e kuptojmë qartë supozimin dhe pritjet tona.

Related