1 javë më parë

Thirrje e hapur për Kino Vullnetarë

A keni interes në animacion, film, ngjarje kulturore, festivale, shfaqje filmash, debate, aktivitete dhe përmirësim të aftësive tuaja në gjuhën angleze?

Nëse u përgjigjet po për ndonjë nga këto, atëherë Anibar mund të jetë vendi i duhur për ju!

Anibar po hap një thirrje për Kino vullnetarët (Shënim: Kjo nuk është një kërkesë për vullnetarë për Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, ky është një aplikacion për vullnetarët e organizatës Anibar; Të jesh pjesë e Kino Vullnetarëve, është pozicion/jo i paguar).

Anibar kërkon individë të motivuar të aftë për planifikimin, organizimin, drejtimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve gjatë gjithë vitit. Është një mundësi për ju të mësoni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja duke u përfshirë në një nga organizatat udhëheqëse në Pejë dedikuar promovimit të artit, kulturës dhe specifikisht filmit të animuar. Përfshirja juaj me Anibar gjithashtu ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve brenda organizatës duke krijuar një imazh pozitiv për organizatën në komunitet, duke rritur ekspozimin ndaj Anibar dhe duke ofruar energji dhe ide të reja.

Angazhimet vullnetare:
● Takimet e rregullta
● Aktivitetet e fundjavës
● 2-8 orë të kohës tuaj në javë
● Nënshkrimi i një marrëveshjeje / kontrate si shenjë e angazhimit të vullnetarit dhe kontribut aktiv në Anibar

Përfitimet e Kino vullnetarëve:
● Përfshirja në një organizatë me reputacion të vendosur dhe ndikim lokal bazuar në dhjetë edicionet e suksesshme të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar.
● Një shans për t’u argëtuar dhe për të mësuar rreth animacioneve, filmave, ngjarjeve kulturore dhe festivaleve.
● Trajnimi që mund t’ju sjellë dobi në shkollë dhe në punësim.
● Një shans për të përmirësuar aftësitë tuaja në gjuhën angleze me punëtori të rregullta në të folur, lexim dhe shkrim në gjuhën angleze.

Vullnetarët duhet:
● Të jenë mbi 16 vjeç
● Të kenë një kuptim mesatar të gjuhës angleze
● Të jenë serioz
● Të jenë të besueshëm
● Të jenë entuziastë
● Të jenë të përkushtuar

Vullnetarët në këtë grup do të përdorin praktikat më të mira në punë me mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre të cilat mund të çojnë në mundësi të mëtejshme brenda organizatës.

Për të aplikuar kliko këtu.

Aplikacionet pranohen deri me datën 23 Shtator 2019!

Nëse keni ndonjë pyetje rreth mënyrës së aplikimit ju lutem kontaktoni Arlinda Kastratin në email adresën arlinda@anibar.com

Related