5 vjet më parë

Kinematë e vlerësuara si më të bukurat në botë hapin dyert gjatë Anibarit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar - Anibar, që mbahet nga 15 deri më 21 korrik 2019 do të hap dyert e kinemave të vlerësuara si ndër më të bukurat në botë për adhuruesit e filmit të animuar duke shfaqur 244 filma të animuar në pesë kinematë të ndryshme në qytetin e Pejës. Disa prej të cilave janë ndërtuar veçanërisht për Anibar.

Anibar njihet si festivali i parë i filmit të animuar që ka krijuar kinema të përkohshme e ku vizitorët kanë pasur dhe do të kenë prapë mundësi t’i shohin filmat e animuar. Disa në ambiente të hapura, që mundësojnë një përvojë të jashtëzakonshme gjatë festivalit – si ajo në Kinemanë tek Liqeni.

Kinemaja tek liqeni, bashkë me atë tek kubat në parkun e qytetit i japin mundësi secilit që të shijojë filmin e përzgjedhur nën yjet.
Derisa Kinemaja “Jusuf Gervalla”, ngërthen në vete historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit por edhe gjithë Kosovës, për krejt ata që duan të ofrohen më këto të dyja. Një tjetër Kinema e hapur do të jetë “Urban” Kinemaja që gjendet në qendër të Pejës dhe kështu e adhuruesin/en të filmit edhe më afër qytetit.

Kinematë e hapura të Anibar-it, si ajo në parkun e qytetit Kinemaja “Kubat” dhe Kinemaja “Liqeni”, u radhitën në vitin 2014 si një ndër kinematë më të bukura në botë në mesin e 15 sosh, sipas portalit ndërkombëtar “BoredPanda”, e që i dedikohet kulturës “Kino Liqeni”. Ato u radhitën në vendin e 11-të për nga përzgjedhja e redaksisë së “BoredPanda”.

Kinema “Liqeni” fillon shfaqjen e filmave të kategorisë ndërkombëtare prej orës 20:30. Prandaj nëse ju pëlqen filmi dhe në të njëjtën kohë lundrimi, në Anibar do të keni mundësi për bërë të dyjat. Përveç që është ndër kinematë më të bukura në botë, veçantia e kësaj kinemaje shtohet nga barkat në Liqe, e prej të cilave mund të shikoni filma.

Kinema “Kubat” është kinemaja që gjendet në parkun e qytetit, dhe që fillon shfaqjen e filmave nga ora 22:00. Filma nën yje, është ajo që kjo Kinema ofron.

Kinemaja “Jusuf Gervalla” është kinemaja e vetme e qytetit të Pejës gjatë festivalit Anibar, dhe do të shfaq një numër shumë të madh të filmave, të përberë nga kategori e programe speciale dhe filmave të metrazhit të gjatë.

Kinema “Kids”, gjendet në Tetartin “Istref Begolli” në Pejë dhe është një kinema e dedikuar për fëmijë dhe të rnjë, e cila që përbëhet nga programi i filmave të animuar për fëmijë. Kjo kinema shfaq filma duke filluar nga ora 12:00, dhe është e hapur për të gjithë duke e kthyer teatrin “Istref Begolli” në një vend ku fëmijët do ta kalojnë kohën e tyre përgjatë Anibar.

Me varkë apo nën yje, mes historisë dhe trashëgimisë apo thjeshtë në ambient teatral. Anibar i sjellë të gjitha për ju në një pako, gjatë edicionit të dhjetë. E juve ju mbetet me si doni ta përjetoni filmin që keni zgjedhur ta shikoni.

Related