5 vjet më parë

“Gara Ballkanike” Pjesa e 1

Sot, në kuadër të “Balkan Competiton”  u shfaqën gjithsej 10 filma në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Secili prej tyre jepte një mesazh të caktuar dhe secili prej tyre kishte një domethënie të veçantë.

Disa nga pjesëmarrësit  shtuan se përmes filmave autoret shprehnin emocionet e tyre dhe se neve si pjesëmarrës na lanë shumë mbresa. Njëra prej tyre ishte edhe Antonia, 24 vjeçare, nga Gjermania e cila theksoi se

 “Është e vështir të japë vetëm një koment për të gjithë këta filma mirpo ishin mjaftë mbresëlënës dhe dhanë shumë informacion”.

Ajo po ashtu shtoi se filmi i saj i me i preferuar nga ata 10 ishte “A cat Is Always Female”.

Ndërsa Ontonion, 25 vjeçar, nga Franca tha se “Nuk di çfarë të them shprehte emocione ishin interesantë”. Ndërsa sa i përket filmave të tij te preferuar ai tha se ishin “Imbued Life” dhe “a very short movie”.

Diçka për përshtypjet e tij për filmat shtoi edhe Andi Kola, 27 vjeçar, nga Prishtina i cili tha se filmi “A Cat Is Always a Women” kishte një trajtim të mirë përmbante filozofi mirëpo animaconi nuk ishte edhe aq i mirë. 

Ai për po të njëjtin film tha se “Femra duhet me u inkuadruar më shumë në sferën artistike”.

Ndërsa filmi i tij i preferuar ishte “N’ kornizë”.

Related