5 muaj më parë

Drejt së ardhmes me VR animacion

Anibar ka hapur dyert sot për të rinjtë dhe të rejat që e kanë pasion animacionin. Afro 11 prej tyre sot kanë marrë pjesë në punëtorinë për animacion me VR (Virtual Reality), që ka filluar sot dhe do të mbahet për një javë rresht në hapësirën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla, në Pejë”. Kjo punëtori është vetëm një nga tre punëtoritë për fëmijë dhe të rinj, që Anibar në këtë edicion, të dhjetin më radhë, ka organizuar me qëllim të edukimit të gjeneratave të reja.

Në punëtorinë për animacionin me VR dhe vizatimi me dorë me Oculus Quill, të rinjtë kanë mundësi të mësojnë drejpërdrejt nga profesionistë të fushës. është trajnerja Mari Jaye Blanchard, animatore e pavarur që ka ardhur enkas nga New York-u në Pejë për të takuar animatorët e rinj dhe për t’i mësuar ata më shumë për teknikën VR.

Mari Jaye Blanchard, ka marrë me veti të gjitha paisjet teknologjike që duhen për këtë punëtori duke i ofruar mundësinë të rinjëve të mësojnë për këto teknologji dhe të shohin nga afër paisjet.

“Kam ardhë këtu në këtë punëtori për t’i ofruar mjetet tek animatorët e rinjë dhe t’i mësojë ata se si t’i përdorin ato”, tha Mari Jaye Blanchard gjatë trajnimit sot.

Ajo gjithashtu tregon se shpresa e saj është që njerëzit të kenë kohë të dëgjojnë më shumë dhe të mësojnë më shumë nga njëri tjetri kurse frika e saj është se njerëzit nuk po dëgjojnë dhe mësojnë prej njëri tjetrit dhe kjo po vazhdon.

Disa nga pjesëmarrësit në këtë punëtori treguan se për herë të parë po përdorin pasijet e VR dhe po mësojnë më shumë rreth animacionit në “Oculus Quill”.

Fatlum Neziri, 19 vjeç nga Podujeva tregon se arsyeja që ka ardhë në Anibar dhe pjesëmarrja në këtë punëtori ka qenë pikërisht animacioni VR dhe paisjet për këtë punëtori dhe gjithashtu po e konsideron si një mundësi të mirë për të mësuar më shumë për teknologjinë e VR. Deirsa ka ndarë edhe disa nga frikat dhe shpresat tij me ne, duke pasur parasysh se këtë vit Anibar trajton pikërisht frikën dhe shpresën.

“Frika ime e vetme është koha, mos me pasë kohë me i bo krejt senet që du. Kurse, shpresa është me mrri me pasë kohë me i bo krejt senet që kam ëndërru gjithë jetën”, tha Fatlumi.

Një pjesëmarrë tjetër në këtë punëtori është edhe Ari Zharku (20). Ari është student i pikturës dhe njëherit student në Akademinë e Animacionit. “Pjesë e korikulës sonë është edhe animacioni me VR dhe për mu është mundësi e mirë sot me mësu ma tepër rreth kësaj dhe kjo më ndihmon edhe për avancim timin profesional”, thotë ai. Ndërsa Leonita Thaqi (18) tregon se kjo është hera e parë që ajo bënë animacion me VR. “Më herët kam punu me 2D ndërsa sot për herë të parë po marrë pjesë në një punëtori ku përdoret animacioni 3D”, tha Leonita.

Animacioni VR konsiderohet edhe si animacion modern dhe i sofistikuar dhe kjo është edhe arsyeja pse Finesa Peja (17) ka vendosur të marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Anibar.

Ndryshe, trajnerja Mari Jaye Blanchar ësthë e njohur për filmat e saj të animuar të shkurtër e që janë shfaqur ndërkombëtarisht, përfshirë në festivalet e “Annecy”, “Melbourne” dhe “Berlin”. Ajo ka krijuar animacione për “Sesame Workshop”, “MTV”, “Comedy Central” dhe “New York Foundation for the Arts” (NYFA). Ajo është anëtare e “NYFA”, adhuruese e flaktë e makiazheve të efekteve speciale, si dhe bashkëthemeluese e “NYC” kolektivit animues “Family Camp”.

Punëtoria të cilën ajo mban në Anibar për animacion me VR dhe vizatimi përmes teknikës “Oculus Quill do të jetë e hapur deri në fund të festivalit (21 korrik 2019), në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

Kjo punëtori u mundësua përmes mbështetjes së Ambasadës së Amerikës në Kosovë.

Related