4 vjet më parë

Drejt një ekologjie të qëndrueshme të kulturës

Të gjithë profesionistët që punojnë në organizata, institucione apo hapësira kulturore janë të ftuar të marrin pjesë në punëtorinë “Drejt një ekologjie të qëndrueshme të kulturës”, e cila mbahet tek Lumbardhi në Prizren mes 25-26 tetor 2019.

 

Përgjatë programit dy-ditor të prezantimeve, diskutimeve dhe seancave të punës, të zhvilluar rreth premisës së ndërtimit të qëndrueshmërisë së ekologjisë kulturore, fokusi do të jetë në ndërlidhjen mes praktikave të bazuara në mision, bashkëveprimit dhe qëndrueshmërisë financiare, duke mundësuar shkëmbim të praktikave dhe të mësuarit kolektiv në mes të akterëve të ndryshëm të skenës. Kjo punëtori ofron një program të të mësuarit jo të bazuar në këshilla e prezantim të gjuhës së standardizuar të donatorëve, duke propozuar bashkëpunim të bazuar në mision dhe program, ku identifikohen shabllonet dhe veprimet strategjike, diskutohen mënyra të reja të vlerësimit të punës dhe forma fluide të bashkëpunimit për përmirësim të infrastrukturës për skenën e pavarur. 


Programi është i formësuar rreth tri temave: 

  1. Kultura, Shoqëria Civile dhe Mendësia-Publike
  2. Ri-mendimi i financimit
  3. Si të punojmë së bashku?

Agjenda e detajuar do të ndahet me pjesëmarrësit pas regjistrimit. Shpenzimet e lidhura me udhëtim lokal, akomodim, si dhe ushqim e pije mbulohen nga nikoqirët. 

 

Për të aplikuar klikoni në këtë vegzë. 

 

“Drejt një ekologjie të qëndrueshme të kulturës” organizohet në kuadër të “Hapësirat Kulturore të Kosoves”, një projekt që ka marrë si pikënisje ndërveprimin e organizatave kulturore dhe rrjeteve lokale joformale përgjatë 6 viteve të fundit në Kosovë. Projekti është i ndërtuar mbi përvojen e organizatave në aktivizëm qytetar, shfrytëzim të hapësirave publike, udhëheqje të proceseve të politikë-bërjes si dhe punës në formate me shumë-hisedarëshe.

 

I mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, projekti ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e programit është përgjegjësi e Lumbardhit dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Related