5 vjet më parë

Away, The Tower and Ruben Brandt, Collector do të shfaqen në Anibar

Edicioni i 10-të i Anibar do të shfaq 3 filma të metrazhit të gjatë të cilët janë përzgjedhur të garojnë në Garen e Filmit të Metrazhit të Gjatë të Animuar i cili do të shfaqet në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

The Tower – Animatori norvegjez Mats Ground, vjen me filmin e tij të parë të metrazhit të gjatë, një dramë për një familje me refugjat Palestinez në Beirut, ku një vajzë e re mëson për historinë e familjes së saj përmes disa tregimeve të thëna nga refugjat të tri gjeneratave të mëparshme. Këtë vit shfaqet në Anibar, më 16 Korrik në ora 16:00.

Ruben Brandt Collector – Një psikoterapist i famshëm është i detyruar të vjedh 13 piktura nga muzetë e njohur botëror dhe koleksionet private, ai shpejt bëhet krimineli më i kerkuar në botë. Një film 90 minutësh i metrazhit të gjatë nga Milorad Krstic, artist dhe animator me bazë në Budapesht i cili shkroi dhe drejtoi filmin. i shfaqur në Festivalin e 71-të i Filmit në Locarno, Ruben Brandt Collector vjen në Anibar, më 17 Gusht në ora 16:00

Away – tregon historinë e një djaloshi dhe një zogu të vogël që po udhëtojnë përmes një ishulli me motoçikletë duke u përpiqur të arratisen nga një shpirt i ligë dhe të kthehen në shtëpi. Gints Zilbalodis, animatori Letonez e krijoj këtë film 75 minutësh, vetëm për tre vjet e gjysmë. Ky film do të shfaqet në programin e filmave garues të metrazhit të gjatë në Anibar, më 18 Korrik në ora 16:00.

Related