5 vjet më parë

Arti dhe të drejtet e njeriut: artistët si aktivistë të asaj që nuk është punë e tyre

A takoni njerëz që ju thonë: ju jeni artist i dalluar, por ju lutem mos prekni tema shoqërore a politike, nuk është punë e juaja?

Kjo ishte pyetja ime e parë, si moderator i këtij paneli. Po, sigurisht, u përgjigjen të tre panelistët. Dhe sigurisht se ata do të vazhdojnë të krijojnë art që zbulojnë tabu dhe polemika të shoqërive. 

Laurent Versini, regjisor në “Les Contes Modernes” të Francës (i cili e prezentoj “The Tower” në Anibar), rrëfeu para nesh filmin e tij të parë: “Love Kills”. Ky rrëfim përfshiu Marsejen, të tetëdhjetat, drogërat, SIDEN, burgjet, kondomët, muzikën rege dhe shpëtimin e 800 jetërave. 

Holger Lang, artist dhe regjisor në festivalin “Under the Radar” të Vjenës, rrëfeu para nesh se ndërlidhja e tij me çështje shoqërore nuk është asnjëherë eksplicite në punën e tij, por çdo gjë që bën ai ndërlidhet me atë se si nuk duhet të pranohen rregullat dhe modelet të cilat i imponohen shoqërisë sonë.

Që të tre panelistët theksuan se ndikimi i punëve të tyre në shoqëri nuk ishte i menduar fillimisht. Adresimi i çështjeve komplekse shoqërore, për të gjithë, nisi me pyetje drejtuar vetes: Përse dua ta bëj këtë film? Çfarë kuptimi ka për mua? Çfarë di për këtë temë, dhe sidomos, çfarë ende nuk di? Sepse, padituria është motivi më i mirë për të ditur,

Blerta Zeqiri, në fund na zgjoi të gjithëve. Regjisorja e filmit kosovar “Martesa”, një film ky i fuqishëm dhe intim për dashurinë e ndaluar, tha se është duke kaluar në një fazë ku nuk po bën asgjë veç po mendon. Sigurisht se për botën, për katrahurën në të cilën jemi, për atë se çfarë mund të bëjmë. Neve na duhet një vizion, tha ajo, një vizion që ende nuk është menduar për të, dhe një gjë është e sigurt: Duhet t’i jepet gjeneratave të ardhshme një rast për ta pastruar botën para se ajo të shpërthejë; ne duhet të nisim nga çmontimi i sistemeve patriarkale dhe të përqafojmë anën tonë femërore.

Kjo ishte një rrëfënjë e përsosur e Anibar. Për t’u kujdesur nga shpërthimi i tumbullaceve të posterit të sivjetshëm të festivalit, ne duhet të përqafojmë idenë e 50/50, pra atë të barazisë gjinore të plotë të cilën Anibar e kishte promovuar vitin e kaluar.

Përktheu: Valton Marku

Related