5 vjet më parë

Arti Bashkëkohor Kroat

Chris Keulemans 

Tre filmat e parë të kësaj përmbledhje të jashtëzakonshme na goditën posi grushti në fytyrë. Botëkuptimet e tyre ishin më të zeza se e zeza vetë. Me tinguj të stuhishëm, teknika vorbulluese, ishim dëshmitar të një imazhi makabër pas tjetrit imazh që shfaqeshin me shpejtësi marranendëse.

Filmi “100” i Danijel Žežel (2014) kalon përmes një qyteti gruri dhe të dëshpëruar ku dielli ka refuzuar të lind tash e sa vite. Një djall dhe një engjull me aureolë e godasin njëri-tjetrin në një ring boksi. Një grua vallëzon me tërbim. Më në fund kur qielli kthjellohet, përtej horizontit të zi, shihet ngjyra disi e kuqe. “Heshtja” (Silencium – Marko Meštrović, Davor Međurečan, 2006) përbën makthin e shkrimtarit të madh kroat, Miroslav Krleža, të transformuar në imazhe prej ferri, te një bote që e ha klasën e ulët porsi një monstrum. Në të gjithë ekranin drithërues, së bashku me imazhet “faux-classic” të realizuara me lara dhe pika, papritmas dëgjojmë: “Të pasurit shkojnë në parajsë, të varfrit në lak”. Poshtë trekëmbëshit në mjegull, njerëzit mbesin duke u kalbur në borë.

 “Leviatani” (Leviathan – Simon Bogojević Narath, 2016) është goditja përfundimtare. Disa pallate epike që kthehen në gërmadha, të banuara nga humanoidët e çmendur të cilët e festojnë një fitore duke bartur banderola dhe flamuj të ndryshueshëm, pak më herët para se kokat e tyre të shtypeshin barbarisht nga blloqet e rënda të gurit – dhe të gjitha këto të u shfaqën në TV për trupat e skeleteve që janë në vijë të frontit. Për çfarë ishte kjo betejë dhe kush e fitoi? Nuk ka rëndësi. Jeta përplasë fituesit dhe viktimat njëjtë si dhe i shndërron ata në hi.

“Kam dashur të thekësoj dhunën monstruoze të mëshkujve dominues të cilët i kemi krijuar”, shpjegoi pastaj kuratorja Antonija Veljačić. “Këto filma janë shfaqur në shumë festivale gjatë këtyre viteve dhe e meritojnë që të shikohen prapë”. Por filmi më i dashur i saj është “Pika” (Dota), një gjeometri delikate e mendafshit të qëndisur nga gratë, e cila sipas ritualeve të kohërave të kaluara, i nxiste gratë t’i merrnin me vete kur martoheshin.

“Pika” (Dota – Petra Zlonoga, 2016) erdhi si lehtësim pas goditjeve të tri filmave të parë. E shoqëruar nga zëri i një gruaje që këndon këngë tracionale, neve na u mundësua të shohim një dorë femërore që vizaton linja diagonale, katrore dhe të lakuara, për leckat që do t’i marrë te burri që nuk e ka takuar më parë.

Programi përfundoi me satirën e zymtë vendase të quajtur “Jeta me Herman H. Rott” (Life with Herman H. Rott – Chintis Lundgren, 2015), që u prezentua këtu ndoshta si dëshmi se na duhet një vështrim femëror, pas gjithë atyre njerëzve të çmendur, megaloman e të etur për gjak të cilët e terrorizuan Kroacinë gjatë shekullit të kaluar. Nëse animacioni ndonjëherë ia përplasi të vërtetën pushtetit, atëhere ky ishte rasti, ndodhi në këto kryevepra bashkëkohore.

Përktheu: Valton Marku

 

Përktheu: Valton Marku

Related