Apliko

Animatorë nga e gjithë bota!

Edhe një herë Anibar hap dyert për prodhuesit e animacioneve që të paraqesin punën e tyre në edicionin e 10-të të festivalit. Anibar ka një gamë të gjerë të kategorive që janë në konkurrencë (të cilat janë të shënuara më poshtë) dhe pranon stile të ndryshme të animacionit, duke përfshirë animacion në kombinime me live-action.

 

Lista e plotë e kategorive të filmave:

– Gara Ndërkombëtare
– Gara Ballkanike
– Gara e Studentëve
– Gara për filma të animuar të metrazhit të gjatë
– Gara për videoklipe të animuara muzikore
– Programi Kids and Teen

 

Çmimet që do të shpërndahen këtë vit janë kurorat e Anibar dhe çmimet me të holla:

– Kurorë për filmin më të mirë Ndërkombëtar (1000€)
– Kurorë për filmin më të mirë Ballkan (500€)
– Kurorë për filmin më të mirë Student (500€)
– Kurorë për filmin më të mire të metrazhit të gjatë (500€)
– Kurorë për Videoklipin më të mirë të Animuar (500€)
– Kurorë për Cmimin e Publikut.

 

Për të qenë pjesë e festivalit ju lutem lexoni rregullat dhe dërgojeni filmin përmes platformës www.filmfreeway.com 

 

 

Thirrja është e hapur vetëm deri më 30 prill 2019!

Nëse filmi juaj përzgjidhet për në programin e festivalit Anibar, atëherë bashkë do të shihemi më 15-21 Korrik 2019 në qytetin e Pejës në Kosovë.