4 javë më parë

Anibar anëtarësohet në “Trans Europe Halles”

Anibar tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e “Trans Europe Halles”, rrjetit më të madh evropian të qendrave kulturore të inicuara nga qytetarët dhe artistët.

Përgjatë takimit të 88 të “Trans Europe Halles” i cili u mbajt më 16 – 20 tetor në Timishoara të Rumanisë, Anibar dhe Kinema “Jusuf Gërvalla” unanimisht janë votuar për të qenë pjesë e këtij rrjeti.

“Trans Europe Halles” e cila ekziston që nga viti 1983 dhe ka mbi 100 qendra kulturore të anëtarësuara nga anëmbanë Evropa, për vite të tëra ka shërbyer si pararojë e rifunksionalizimit dhe transformimit artistik, kulturor e antikonformist të ndërtesave industriale gjithandej Evropës.

Në anën tjetër, Anibar përmes Kinemasë “Jusuf Gërvalla ka disa vite që synon rifunksionalizmin e kinamasë së vetme në qytetin e Pejës, përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, edukative dhe artistike.

Anëtarësimi i Anibar dhe Kinema “Jusuf Gërvalla” në “Trans Europe Halles” është lajm pozitiv jo vetëm për Pejën por për të gjithë Kosovën në përgjithësi. Idetë dhe përvojat e anëtarëve të këtij rrjeti do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme me të qëndrueshme për sektorin e pavarur të kulturës në vend.

Related