5 vjet më parë

Anibar 2019: programi i filmave për edicionin e dhjetë të festivalit!

Anibar – Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar prezanton programin e edicionit të dhjetë.

Prej 1223 filmave që kanë aplikuar këtë vit 244 filma do të shfaqen në Kinema Jusuf Gërvalla, Teatrin Istref Begolli, Kinema Liqeni, dhe Kinema Kubat. 86 filma janë në garë për konkurruar për filmin më të mirë ndërkombëtar, filmin më të mirë të punuar nga studentët, filmin më të mirë të prodhuar në Ballkan, filmin më të mirë të metrazhit të gjatë dhe videot muzikore të animuara. Jashtë garës filmat do të shfaqen në dy kategori Panorama dhe Programi për fëmijë e adoleshentë.

Programin e filmave konkurrues për vitin 2019 në edicionin e dhjetë të festivalit Anibar mund ta gjeni në: Programi

Krahas programeve garuese, festivali Anibar shfaq edhe programe speciale të kuruara për të komplementuar temën. Shpalosja e programeve speciale dhe tematikave të tyre do të bëhet së shpejti.

Data e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar të edicionit të dhjetë janë 15-21 korrik 2019.

Related