5 years ago

Panel diskutimi: Arti si mjet për aktivizëm në vitet e 90-ta

Në kudër të diskutimeve që ka organizuar Anibar në edicionin e 10 të Festivalit, është mbajtur edhe paneli i diskutimit për artin si mjet të aktivizimit gjatë viteve të 90-ta në Kosovë.

Në këtë panel, që u mbajt të premten gjatë javës së festivalit, morën pjesë Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, asokohe [90-tat] aktivist i njohur dhe i zëshëm, Albin Kurti, Sokol Beqiri po ashtu aktivist gjatë viteve të 90-ta dhe artist, si dhe Visar Arifaj po ashtu artist nga Kosova. Kryeredaktorja e Kosovo 2.0. Besa Luci, e ka moderuar këtë panel duke nënvizuar që qëllimi i tij ka qenë diskutimi për natë se çfarë kanë qenë vitet e ‘90-ta në Kosovë por ndoshta edhe globalisht. 

 

“Nuk mundemi  ta tërheqim Kosovën prej një konteksti ma të gjerë politik të atyre viteve. E dimë që në fund të viteve të ‘80-ta me ramjen e murit të Berlinit kanë mendu që tani demokracia do të lulëzonte dhe që demokracia do të mbizotëronte në tërë kontinentin. Por, fatkeqësisht ajo nuk ishte ideali dhe ajo çfarë ndodhi. Dhe çka ndodhi në ish Jugosllavi përbrenda kontinetit europian është që në fund të viteve të ‘90-ta filloi edhe kampanja e një projekti ma të madh politik nacionalist të udhëhequn nga lideri i atëhershëm sërb Sllobedan Millosheviqi dhe filloi shkatërrimi i ish Jugosllavisë të asaj kohe dhe fillun normalisht edhe luftërat e ish Jugosllavisë”, tha Luci në hyrje të panelit. Sipas saj ajo se çfarë ndodhi në Kosovë, në fillim të viteve të ‘90-ta derisa lufta do të vinte vite më vonë derisa filloi lufta ka qenë e njohur me forma të ndryshme të organizimit dhe të rezistencës qoftë politike por edhe civile gjatë  asaj dekade. 

 

“Gjatë viteve të ‘90-ta, pasiqë shqiptartë e Kosovës u dëbuan dhe u përjashtuan nga jeta publike, institucionet edhe çfarëdo pjesëmarrje  e jetës publike shqiptarët në Kosovë filluan edhe të organizoheshin për një sistem paralel, i cili përveç organizimit politik po ashtu edhe në sektorin e arsimit, sektorin e shëndetësisë po normalisht edhe në kuadër të kulturës edhe artit i cili punohej dhe prodhohej gjatë këtyre viteve”, tha Luci. 

 

Albin Kurti ndërkaq nisi fjalimin e tij duke kujtuar aktivitetet që kanë pasur me rastin e 2 korrikit 1990, me rastin e leximit të deklaratës së pavarësisë së shpallut atëkohë. 

 

“Me 2 korrik të vitit 1990 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës atë botë u pat lexu deklarata kushtetuese e cila e shpallte kosovën republikë dhe ajo republikë ishte për rezistencë. Një repuvblikë e cila nuk do të mund të aktualizohej në politikat e sistemit por do të bëhej shpirti i tërë i një populli i cili tashmë ndodhej në kushtet e okupimit të egër dhe të një aparthejti të paparë në historinë e re”, nisi ai fjalimin e tij. “Gjatë viteve të 90-ta njerëzit nuk ishin të lirë qytetarët ekzistonin në shoqërinë tonë civile paralele e cila aq seriozisht e kishte deklaratën dhe shprehjen e vet saqë mund të thueht se regjimi okupues ngjante si paralel e jo ne. Ne ishim e vërteta e asaj situate me të gjitha vuajtjet tona dhe rezistencën tonë”, tha ai. 

 

Kurti tha se në njërën anë e kishin të domosdoshme të rropaten për mbijetesë e në anën tjetër të angazhoheshin në rezistencë. Rezistenca, sipas tij, ka qenë e domosdoshme dhe nuk do të kishte qenë e mundur pa kreativitet dhe pa art. 

 

“Arti si diçka bukur e natyrshme për rezistencë sepse shprehja duhet të jetë kreative. Nëpërmjet kreativitetit rezistenca arrin që të mobilizoj njerëzit dhe të befasojë kundërshtarët. Ai që është ma i vogël dhe është i shtypur dhe shfrytëzuar ai medoemos duhet të befasoj. Pushteti zakonisht nuk befason, është aty si një fakt mirëpo rezistenca është më iluzive dhe ajo befason me kreativitetin e saj’, tha ai. “Në vitet e 90-ta ka pasur aq shumë shprehje artistike, vepra të bukura të një populli të shtypur saqë kishim edhe vatra ku ky popull bëhej kulturë. Ta zam ishte teatri dodona ishte hani i dy robertëve por ishte edhe protesta. Ato ishin vende ku duke u kultivuar arti bëheshin kultura e gjithë popullit tonë”, vazhdoi Kurti.  

 

 

Article Image

Sokol Beqiri me nostalgji ka folur për kohën e rezistencës popullore ndaj regjimit, duke thjënë se ka pasur solidaritet në popull dhe humanizëm. Sipas tij asokohe të gjithë ishin të gatshëm të kundërvihen ndaj regjimit duke qenë të gatshëm edhe që të protestojnë në forma të ndryshme. Gjë, që sipas tij sot ka fillu të zhduket komplet, anipse arsye për protestë ka akoma.  “Edhe pse kam besu në këto aktivitete sot jom i prirun me i kqyrë senet pak prej ni kandi krejt tjetër. Mendoj që shumë pak është përdor arti si rezistencë për me mujt me artikulu krejt dëshirat edhe kërkesat tona ma shumë ka qenë organizim që me tregu se edhe pse na si kemi institucionet e kto na prap mblidhemi”, tha ai. 

 

“Diçka që ka qenë më efektive në atë kohë ishte protesta me ato çelsat që dilshim në ora 7 mandej fillun edhe me kusia me tepsia me krejt kto. Pasojat sot krejt të asaj i shoh, une sa e di 99% të profesorave të akademisë për me plotësu nevojën e kritereve që i ka universiteti për ekspozitat e tyre i kanë të radhituna në ekspozita, megjithëse do prej tyne kanë provu me i majt hiperaktiv”, tha Beqiri.

 

 

Article Image

Visar Arifaj ndërkaq, një gjeneratë më re re se Kurti dhe Beqiri ka folur për aktivizmin si një përformancë dhe një akt që nuk bëhet për vete por për shoqërinë. 

 

“Aktivizmi në veti osht përformancë edhe ajo, nuk mundesh me pasë aktivizëm veç për veti pa ndiku në shoqni, me thanë veç për veti po du me ndiku edhe qaq se di sa mundesh me i thonë aktivizëm atij. Gjtihmonë është audienca gjithmonë është grupi edhe duhet me u nda tani qajo eksperiencë bashkë me të tjertë. Kshtuqë është shumë e ndërtune si ni film, ni regjisor, çfarë fakte, cilat janë të rëndësishme për me mrri qëllimin që don me mrri”, tha ai. 

 

Arifaj ka folur edhe për idenë e krijimit të partisë satirike “Partia e Fortë”.  “Tash qysh ka lindë idea për ni parti satirike çka është e rëndësishme edhe çka ka ndodhë në shumë shtete e nashta bash qitu duhet me qenë pyetja pse? Pa qenë të lidhun me njoni tjetrin qito grupe të njerëzve po e kanë  si ide me kriju nji lëvizje legjitime politike po si satirë. Pse është qajo ni formë e natyrshme e kundërpërgjigjes që ke qenë tu e përballu çdo vit. Kjo na ka nxit neve me regjistru ni parti politike se thjeshtë nuk jemi identifiku me kërkond, jemi ndje qaq të shkputun e vetmja lidhje është nëse e bojmë edhe na ni parti edhe standardi është i ultë për kah kualiteti kshtuqë jom i bindun që shumë prej juve kishit me thonë qishtu diedhe unë’, tha Arifaj. 

Article Image
Article Image
Article Image

Related