Kino Klubi

Kino Klubi

Kino Klubi "Jusuf Gërvalla" është klubi i parë i filmit dhe leximit në qytetin e Pejës i cili është themeluar nga Anibar, respektivisht Kinema "Jusuf Gërvalla".

Klubi ka anëtarësi të mbyllur dhe mbanë takime përgjatë javëve ndërsa për muaj me radhë ka organizuarr aktivitete si vijon:

- Shfaqje të filmave
- Diskutime mbi filma
- Lexime grupore
- Diskutime mbi lexime, libra e tema të ndryshme.

Klubi përmes aktiviteteve të saja synon ngritjen e vetëdijës shoqërore dhe mendimit kritik në qytetin e Pejës. Në hapësirat e Kinemasë "Jusuf Gërvalla", anëtarët e Kino Klubit kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth filmit, shtjellimit të filmave, librave e temave të ndryshme shoqërore.

Marrë parasysh apatinë shoqërore në vend si dhe mungesen e mësimnxënies alternative, ky organizim ndër tjera ka për qëllim aktivizimin e komunitetit dhe rritjen e mendimit kritik.

Këto aktivitete mundësohen me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre aktiviteteve është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

***Këto aktivitete mundësohen me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e këtyre aktiviteteve është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.***